Duke ngarkuar...

Specialist/e Prokurimesh

Albgroup

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
**Përshkrim i pozicionit: Specialist/e Prokurimesh**

Po kërkojmë një Specialist/e Prokurimesh të përkushtuar dhe të organizuar, i/e cili/a do të mbështesë kompaninë në menaxhimin e proceseve të blerjeve dhe furnizimeve. Pozicioni kërkon aftësi shumë të mira negociuese, korrektësi në dokumentacion dhe koordinim efektiv me departamentet e ndryshme të kompanisë.

**Detyrat dhe përgjegjësitë:**

- Përgatit oferta për klientët e interesuar për shërbimet që ofron kompania.
- Menaxhon procesin e lidhjes, administrimit dhe arkivimit të kontratave me klientët.
- Siguron ndjekjen e saktë të procedurave për firmosjen dhe formalizimin e kontratave.
- Bashkëpunon ngushtë me departamentin e financës për përgatitjen dhe dërgimin në kohë të faturave mujore tek klientët.
- Regjistron dhe mirëmban të dhënat e kontratave, afatet dhe informacionet përkatëse në sistemin Navision.
- Koordinon komunikimin me departamentet e tjera për kontratat e reja, me qëllim organizimin e stafit, furnizimeve dhe dokumentacioneve
- Monitoron ecurinë e pagesave dhe ndjek procesin e likuidimit të detyrimeve nga klientët.
- Përgatit dokumentacionin e nevojshëm për pjesëmarrjen e kompanisë në procedura tenderimi.
- Verifikon plotësinë dhe saktësinë e dokumentacionit të tenderave, duke koordinuar me personat përgjegjës në rast nevoje për dokumente shtesë.
- Menaxhon dhe koordinon kërkesat e departamenteve për blerje dhe furnizime të nevojshme.
- Kryen me korrektësi dhe profesionalizëm edhe detyra të tjera të deleguara nga eprori përgjegjës.

**Kualifikimet e kërkuara:**

- Diplomë në Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë e mëparshme në prokurime ose blerje përbën avantazh.
- Njohuri të mira të paketës MS Office
- Aftësi të mira negociuese, organizative dhe komunikimi.
- Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar disa procese njëkohësisht.
- Saktësi, korrektësi dhe përqendrim në detaje.

Personat e interesuar mund të kontaktojnë me të dhënat që i gjeni më poshtë:

📩 Email: hr@albgroup.al

📞 Tel: +355 67 401 0031

*\* Të gjitha të dhënat e aplikantëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.*