Duke ngarkuar...

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND PUNE “KRYETAR I DEGËS SË BURIMEVE NJERËZORE DHE IT” ME KONTRATË ME AFAT TË PACAKTUAR NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË.

University of Medicine, Tirana

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 4 dite me pare
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “
*Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë*
”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në shkresën e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike Nr. 569 prot., datë 17.05.2021, protokolluar me tonën Nr.1161 prot.,datë 17.05.2021, si edhe në Urdhërin e Rektorit Nr. 52, datë 17.05.2021, shpall konkursin për pozicionin e punës, ndihmës akademik me karakter administrativ “Kryetar i Degës së Burimeve Njerëzore dhe IT” me kontratë me afat të pacaktuar në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.


**Kriteret**
**që duhet të plotësojnë kandidatët janë :**
**Kritere Të Përgjithshme**

- Të zotërojë diplomë universitare të nivelit të dytë (Master Shkencor);
- Të ketë eksperience pune, jo më pak se 5 (pesë) vite;
- Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
- Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht;
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar ;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata për kryerjen e një vepre penale;
- Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna, nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ose në institucione të tjera.

**Dokumentacioni i kërkuar**
Kandidatët Që Aplikojnë, Duhet Të Dorëzojnë Pranë Zyrës Së Protokollit, Në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Tiranë, Dosjen Personale (të Inventarizuar), Me Dokumentat Si Më Poshtë



- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave;
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje e noterizuar e librezës së punës;
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së paketës Microsoft Office;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
- Referenca që provojnë vlerësimet pozitive;
- Vërtetim i gjendjes gjygjësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda tre muajve të fundit;

*Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Insititucionit.*
***Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e APP-së***
**Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:**

- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
- Njohuri mbi ligjin NR. 7961 dt. 12. 07. 1995 kodi i Punës i RSH, i ndryshuar.
- Njohuri mbi Kodin Administrativ.

**Mënyra e Vlerësimit**
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.


Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.


Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.


Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel ndihmës akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al


Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al


24 May, 2021 |


Previous


NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË SEKTORIN E SHËRBIMEVE JURIDIKE “SPECIALIST” ME KONTRATË ME AFAT TË PACAKTUAR NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË.


Next


NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND TË LIRË PUNE TEKNIK I MESËM I SPECIALITETEVE TË NDRYSHME & MAGAZINIER NË FAKULTETIN E MJEKËSISË DENTARE, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË TIRANË