Duke ngarkuar...

Aftersales Manager

BYD Albania

/job-details/14352

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
**Bashkohu me Dream Auto Tirana sh.a: Menaxher i Shërbimeve Pas-Shitjes (ASM)**

**Rruga Dytësore Autostrada Tiranë-Durrës, Km.4| Full-time | Mid–Level**

**Dream Auto Tirana sh.a.**
operon në sektorin automotive, e krijuar për të zhvilluar aktivitetin e importit, tregtimit, sherbimit dhe mbështetjes së BYD
*një marke automotive e njohur në nivel globa*
l, me fokus në ofrimin e një eksperience dealership profesionale, të besueshme dhe në përputhje me standarde të larta ndërkombëtare. Me nisjen e aktivitetit të BYD në tregun shqiptar, Dream Auto Tirana synon të zhvillojë dhe forcojë praninë e markës në vend, duke ofruar automjete dhe shërbime në përputhje me standardet ndërkombëtare të markës dhe një eksperiencë profesionale e cilësore për klientët.

Në kuadër të zhvillimit të Shërbimeve Pas-Shitjes,
**Dream Auto Tirana**
kërkon një
**Menaxher i Shërbimeve Pas-Shitjes (ASM)**
, i cili do të ketë një rol të rëndësishëm në ndërtimin, organizimin dhe drejtimin e funksionit të shërbimeve pas-shitjes, duke garantuar në fazën fillestare implementimin e modelit operacional dhe gatishmërinë teknike, administrative dhe funksionale të servisit. Pas nisjes së aktivitetit, pozicioni do të sigurojë organizimin dhe administrimin efektiv të shërbimeve pas-shitjes, përfshirë garancitë, furnizimin me pjesë këmbimi, fushatat teknike (Recalls), marrëdhëniet me partnerët e shërbimeve pas-shitjes dhe trajtimin e çështjeve të klientëve, me synim garantimin e cilësisë së shërbimit dhe mbrojtjen e interesave ekonomike dhe reputacionale të shoqërisë.

**Çfarë përfshin roli**

·       Organizon dhe drejton funksionin e shërbimeve pas-shitjes të shoqërisë.

·       Në fazën e parë të set-up-it, harton, vendos dhe mbikëqyr implementimin e modelit operacional të aftersales, duke përcaktuar strukturën e proceseve, standardet e punës, përgjegjësitë dhe mekanizmat e kontrollit, si dhe duke garantuar readiness-in teknik, administrativ dhe operacional të servis-it.

·       Drejton përgatitjen, ekzekutimin dhe vlerësimin e performancës së partnerëve ose njësive të shërbimit sipas objektivave vjetore të aftersales.

·       Siguron cilësinë e rrjetit të shërbimit përmes trajnimeve në kohë, pajisjeve, tooling-ut dhe materialeve mbështetëse.

·       Planifikon, koordinon dhe ndjek kërkesat për pjesë, porositë, furnizimin, shpërndarjen dhe përdorimin e tyre në lidhje me aktivitetin e pas-shitjes.

·       Ndjek statusin e pjesëve, disponueshmërinë, backorder-at, vonesat dhe problematikat që ndikojnë në shërbimin ndaj klientit ose partnerëve.

·       Koordinon me partnerët dhe njësitë e tjera për administrimin korrekt të dokumenteve, kërkesave, preventivave, faturimit dhe evidencave që lidhen me pas-shitjen.

·       Kryen ose ndjek rakordimin e të dhënave, evidencave operative dhe elementeve financiare që lidhen me aktivitetin e pas-shitjes, në bashkëpunim me financën.

·       Ndjek faturimin, detyrimet dhe arkëtimet që lidhen me partnerët e pas-shitjes, pjesët dhe rastet e trajtuara.

·       Trajton ankesat, kërkesat dhe problematikat e klientëve që lidhen me shërbimet pas-shitjes dhe koordinon zgjidhjen e tyre me partnerët ose njësitë përkatëse.

·       Siguron që proceset e pas-shitjes të zhvillohen në përputhje me procedurat e brendshme, kërkesat kontraktore dhe standardet e markës.

·       Evidenton devijimet, vonesat, mospërputhjet ose risqet operative dhe propozon masa korrigjuese.

·       Përgatit evidenca, regjistra dhe raporte periodike mbi rastet e warranty, insurance, recalls, pjesët, partnerët e shërbimeve dhe performancën e funksionit.

·       Mban dhe arkivon dokumentacionin që lidhet me aktivitetin e pas-shitjes, duke siguruar gjurmueshmëri dhe korrektësi.

·       Bashkëpunon me shitjet, logjistikën, kontratat, financën dhe administrimin për të garantuar vijueshmëri dhe zgjidhje të integruar të rasteve.

·       Kryen çdo detyrë tjetër të lidhur me funksionin e pas-shitjes sipas udhëzimeve të eprorit.

**Kandidati/ja ideal/e sjell:**

·       Diplomë universitare në Inxhinieri, Menaxhim, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.

·       Njohuri mbi mobilitetin elektrik dhe teknologjitë e reja të automjeteve.

·       Aftësi për të ndërtuar procese dhe struktura operative në fazën fillestare të biznesit.

·       Njohuri të mira mbi administrimin e dokumentacionit, ndjekjen e rasteve dhe koordinimin operacional.

·       Njohuri bazë të mira mbi faturimin, rakordimet dhe ndjekjen e detyrimeve financiare.

·       Aftësi të forta organizative, koordinuese dhe vëmendje e lartë ndaj detajit.

·       Aftësi për të menaxhuar disa procese dhe raste paralelisht pa mbështetje direkte nga staf në varësi.

·       Aftësi të mira komunikimi dhe marrëdhënieje me klientë, partnerë dhe njësi të brendshme.

·       Aftësi analitike dhe orientim drejt zgjidhjes së problemeve.

·       Njohuri të mira të sistemeve ERP/ /CRM, Excel dhe mjeteve të raportimit.

·       Njohuri të mira të gjuhës angleze.

·       Integritet, përgjegjshmëri dhe orientim i lartë ndaj cilësisë së shërbimit.

**Përbëjnë avantazh:**

·       Minimumi 5 vite përvojë menaxheriale përbëjnë avantazh të fortë.

·       Përvojë në industrinë automotive, veçanërisht në mjedise të prodhuesve të automjeteve (OEM).

**Çfarë ofrojmë**

·       Mundësi për t’u bërë pjesë e një kompanie në zhvillim, përfaqësuese e markës ndërkombëtare BYD.

·       Mundësi për të kontribuar drejtpërdrejt në ngritjen dhe zhvillimin e Departamentit të Shërbimeve Pas-Shitjes.

·       Mjedis pune profesional, dinamik dhe bashkëpunues, me hapësirë për iniciativë dhe përgjegjësi.

·       Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime të specializuara mbi teknologjitë e automjeteve elektrike.

·       Paketë konkurruese kompensimi, në përputhje me përvojën, kualifikimet dhe përgjegjësitë e pozicionit.

**Aplikimi:**
Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë: CV-në e përditësuar dhe një prezantim të shkurtër profesional ose letër interesi në:
**communication@automaster.al;**

**Afati i aplikimit:27.11.2026; Objekti i email-it: Menaxher i Shërbimeve Pas-Shitjes (ASM)**