Business Development & Sales Specialist
Lea Business Consulting
/job-details/14342
**PO KËRKOJMË | Business Development & Sales Specialist (Part time)**
LEA Business Consulting kërkon të bëhet pjesë e ekipit tonë një Specialist/e për Zhvillimin e Biznesit dhe Shitjet, me iniciativë, aftësi të mira komunikimi dhe orientim drejt rezultateve, për të kontribuar në zgjerimin e portofolit të klientëve dhe zhvillimin e marrëdhënieve të reja të biznesit.
Kandidati/ja ideal/e do të jetë përgjegjës/e për identifikimin e kompanive potenciale, kontaktimin e tyre, promovimin e shërbimeve të konsulencës, përgatitjen e ofertave tregtare dhe ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët.
Përgjegjësitë kryesore
• Identifikimi dhe kërkimi i kompanive potenciale (B2B) në sektorë të ndryshëm të tregut.
• Krijimi, organizimi dhe përditësimi i databazës së klientëve potencialë dhe personave vendimmarrës.
• Kontaktimi i kompanive përmes email-it, telefonit, LinkedIn dhe kanaleve të tjera profesionale.
• Planifikimi dhe realizimi i fushatave të email marketing-ut për promovimin e shërbimeve të LEA Business Consulting.
• Prezantimi i portofolit të shërbimeve të kompanisë, duke përfshirë konsulencën në burime njerëzore, rekrutimin, payroll, konsulencën ligjore dhe financiare.
• Përgatitja, dërgimi dhe ndjekja e ofertave tregtare, në përputhje me nevojat e klientëve.
• Organizimi i takimeve me klientët potencialë dhe mbështetja e procesit të negocimit.
• Ndjekja e kontakteve dhe kthimi i mundësive të biznesit në bashkëpunime konkrete.
• Monitorimi i tregut dhe identifikimi i mundësive të reja për zhvillimin e biznesit.
• Regjistrimi dhe përditësimi i komunikimeve, aktiviteteve dhe mundësive të shitjes në CRM ose në sistemet përkatëse të ndjekjes.
• Përgatitja e raporteve periodike mbi kontaktet e realizuara, ofertat e dërguara dhe rezultatet e shitjeve.
**Kërkesat për pozicionin**
• Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Marketing, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
• Eksperiencë e mëparshme në shitje B2B, zhvillim biznesi, gjenerim klientësh potencialë ose pozicione të ngjashme përbën avantazh.
• Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe negocimi.
• Aftësi për hartimin e email-eve profesionale dhe përgatitjen e ofertave tregtare.
• Njohuri në përdorimin e mjeteve të email marketing-ut, LinkedIn, sistemeve CRM dhe Microsoft Office ose Google Workspace.
• Aftësi të mira organizative, iniciativë dhe orientim drejt rezultateve.
• Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar disa procese njëkohësisht.
• Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe njohuri të mira të gjuhës angleze.
**Çfarë ofrojmë?**
• Mundësinë për të kontribuar drejtpërdrejt në rritjen dhe zhvillimin e një kompanie konsulence.
• Mjedis pune dinamik dhe bashkëpunues.
• Mundësi për zhvillim profesional dhe zgjerim të aftësive në fushën e shitjeve dhe zhvillimit të biznesit.
• Objektiva të qarta pune dhe mundësi rritjeje në përputhje me zhvillimin e kompanisë.
**Kushtet e punës:**
Orari 08:00-12:00 ose 09:00-13:00
Fundjava pushim
Festat zyrtare pushim
**Si të aplikoni?**
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në adresën hr@leaconsulting.al, me subjekt: Aplikim – Business Development & Sales Specialist.
📍 Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri
\*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatët lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër,do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr.124/2024 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.