Duke ngarkuar...

Quality Manager

Dimal Inc Company

/job-details/14238

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
**Dimal INC**

, kërkon të punësojë:
**Quality Manager.**

**Quality Manager (Menaxher i Cilësisë)**

është përgjegjës për planifikimin, zbatimin, mirëmbajtjen, monitorimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë dhe Sigurisë Ushqimore, duke garantuar përputhshmërinë me standardet ISO, legjislacionin në fuqi dhe kërkesat e klientëve, si dhe duke siguruar efikasitetin e proceseve dhe përmbushjen e objektivave të cilësisë dhe sigurisë ushqimore.

**Përgjegjësitë kryesore**

- Zhvillon, zbaton, mirëmban dhe përditëson politikat, procedurat dhe udhëzimet e cilësisë dhe sigurisë ushqimore.
- Menaxhon dhe siguron funksionimin efektiv të sistemeve të menaxhimit sipas ISO 9001 dhe ISO 22000.
- Drejton, monitoron dhe përditëson sistemin HACCP, përfshirë PRP (Programet Paraprake), OPRP (PRP Operacionale
*)*
dhe PKK.
- Siguron përputhshmërinë e kompanisë me legjislacionin ushqimor dhe kërkesat rregullatore në fuqi.
- Ndjek ndryshimet ligjore dhe standardet relevante dhe i integron ato në sistemin e brendshëm.
- Përfaqëson kompaninë gjatë inspektimeve zyrtare dhe kontrolleve nga autoritetet.
- Përcakton kriteret e kontrollit dhe planet e inspektimit për lëndët e para, proceset e prodhimit dhe produktin përfundimtar.
- Mbikëqyr inspektimin hyrës të materialeve dhe vlerësimin e furnitorëve nga këndvështrimi i cilësisë.
- Menaxhon jo-konformitetet, analizën e shkaqeve rrënjësore dhe ndjek zbatimin e masave korrigjuese dhe parandaluese (CAPA).
- Planifikon, kryen dhe koordinon auditimet e brendshme të sistemeve dhe proceseve.
- Koordinon përgatitjen dhe zhvillimin e auditimeve të jashtme (certifikuese, klientësh, autoritete).
- Ndjek zbatimin e gjetjeve të auditimeve dhe verifikon mbylljen efektive të tyre.
- Menaxhon dokumentacionin e cilësisë (procedura, instruksione pune, forma dhe regjistra).
- Siguron kontrollin e dokumenteve dhe versioneve, si dhe rrjedhën e aprovimit.
- Garantues i gjurmueshmërisë dhe integritetit të të dhënave të cilësisë.
- Identifikon nevojat për trajnim në cilësi dhe siguri ushqimore.
- Organizon dhe monitoron trajnimet e stafit në HACCP, higjienë, GMP dhe procedurat e brendshme.
- Verifikon efektivitetin e trajnimeve të realizuara.
- Monitoron, analizon dhe raporton treguesit e performancës së cilësisë (KPI).
- Mat dhe analizon kënaqësinë e klientëve dhe menaxhon ankesat.
- Propozon dhe ndjek projekte për përmirësim të vazhdueshëm të proceseve dhe produkteve.
- Menaxhon planin vjetor të kalibrimit dhe verifikimit të pajisjeve matëse.
- Raporton periodikisht mbi performancën e cilësisë dhe sigurisë ushqimore.
- Bashkëpunon ngushtë me Prodhimin, Teknologjinë dhe Furnizimin për parandalimin e rreziqeve dhe përmirësimin e proceseve.

**Kualifikime**

- Arsim i lartë në Teknologji Ushqimore, Biologji, Kimi, Inxhinieri ose fusha të ngjashme.
- Përvojë në pozicion të ngjashëm në industri ushqimore.
- Njohuri mbi auditimin e brendshëm.
- Njohuri të thelluara në sistemet e menaxhimit të cilësisë dhe sigurisë ushqimore.
- Aftësi analitike dhe metodologjike për menaxhimin e rrezikut.
- Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikimi.
- Integritet profesional dhe orientim ndaj detajeve.
- Aftësi për menaxhimin e ndryshimeve dhe përmirësimin e vazhdueshëm.

Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV me email në adresën:
**recruitment@dimal.com**
ose kontaktoni ne numrin e telefonit:
**+355 68 803 0934**