Duke ngarkuar...

Drejtor Shitjesh

Rekrutime Agikons

/job-details/13926

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
Kompania: Art Tourism and Development Group

Drejtor Shitjesh

- Qëllimi i pozicionit : Drejtori i Shitjeve është përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e strategjisë së shitjeve dhe zhvillimit të biznesit për të gjitha pronat e ATDG. Qëllimi kryesor është të rrisë të ardhurat e qëndrueshme dhe fitimprurëse, të diversifikojë burimet e kërkesës, të zhvillojë tregje dhe partneritete të reja dhe të sigurojë realizimin e objektivave komerciale të grupit, në koordinim me drejtimin ekzekutiv, drejtuesit e hoteleve dhe departamentet përkatëse.
- Fusha e përgjegjësisë: Pozicioni mbulon strategjinë e shitjeve dhe zhvillimin e biznesit për portofolin e ATDG, përfshirë shitjet individuale dhe korporative, operatorët turistikë dhe agjencitë e udhëtimit, grupet, eventet dhe dasmat kur janë relevante për pronën, si dhe kanalet e shitjes direkte dhe digjitale. Përgjegjësitë specifike dhe objektivat përcaktohen sipas profilit, kapacitetit, sezonalitetit dhe pozicionimit të secilës pronë.

Detyrat:

Përgjegjësitë kryesore

- Harton strategjinë vjetore të shitjeve për grupin dhe planet specifike për secilën pronë, segment tregu dhe kanal shitjeje.
- Përkthen buxhetet dhe objektivat e miratuara në targete mujore, tremujore dhe vjetore, me përgjegjësi të qarta për ekipin.
- Përgatit parashikime periodike të shitjeve dhe të ardhurave, identifikon devijimet dhe propozon masa korrigjuese.
- Koordinon me drejtimin ekzekutiv dhe drejtuesit e pronave për të harmonizuar strategjinë komerciale me kapacitetet dhe prioritetet operative.
- Identifikon, kontakton dhe zhvillon marrëdhënie afatgjata me operatorë turistikë, agjenci udhëtimi, kompani, organizatorë grupesh, partnerë MICE dhe klientë strategjikë.
- Negocion kushtet tregtare, tarifat, allotment-et, kontratat dhe marrëveshjet e partneritetit brenda kufijve të miratuar të autorizimit.
- Ndërton një pipeline të matshëm të mundësive të reja, ndjek konvertimin nga kontakt në ofertë, nga ofertë në kontratë dhe nga kontratë në të ardhura.
- Zhvillon tregje të reja dhe redukton varësinë nga një numër i kufizuar klientësh, tregjesh ose kanalesh.
- Rrit shitjet direkte dhe korporative dhe vlerëson kontributin e kanaleve të ndryshme, përfshirë agjencitë, operatorët turistikë dhe platformat online.
- Monitoron prodhimin e partnerëve dhe kontratave, ritmin e rezervimeve, anulimet dhe përfitueshmërinë sipas segmentit.
- Nuk miraton ulje çmimesh, komisione ose kushte që bien ndesh me politikën e çmimeve apo kufijtë e miratuar nga drejtimi.
- Zhvillon marrëdhënie me klientët kryesorë dhe krijon plane llogarie për partnerët me potencial të lartë.
- Siguron ndjekjen profesionale të kërkesave, ofertave, kontratave dhe feedback-ut tregtar, duke koordinuar me ekipet operative për përmbushjen e angazhimeve.
- Monitoron kënaqësinë dhe mbajtjen e klientëve të biznesit, identifikon mundësi për shitje të përsëritura dhe zgjerim të bashkëpunimit.
- Përcakton objektiva individuale, zona tregu, portofol klientësh dhe përgjegjësi të matshme për anëtarët e ekipit.
- Rekruton, trajnon, udhëzon dhe vlerëson performancën e ekipit të shitjeve sipas rezultateve dhe cilësisë së aktivitetit tregtar.
- Zbaton ritëm të rregullt menaxhimi: pipeline review, analiza të targeteve, plan veprimi dhe raportim të rezultateve.
- Promovon kulturë përgjegjshmërie, disipline CRM, orientimi ndaj klientit dhe bashkëpunimi ndërmjet pronave.
- Siguron regjistrimin e saktë dhe në kohë të kontakteve, ofertave, mundësive, aktiviteteve dhe kontratave në CRM.
- Përgatit raporte javore mbi pipeline-in dhe aktivitetin, si dhe raporte mujore mbi rezultatet, parashikimet, konvertimin dhe performancën sipas segmentit e pronës.
- Analizon tregun, konkurrencën, trendet e kërkesës dhe rezultatet historike për të mbështetur vendimmarrjen.
- Raporton rreziqet, mundësitë dhe masat korrigjuese me pronarë të qartë të veprimeve dhe afate zbatimi.

Kualifikimet:

Kualifikimet dhe eksperienca

- Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Marketing, Turizëm, Ekonomi ose fushë të ngjashme.
- Të paktën 5 vite eksperiencë në shitje, zhvillim biznesi ose menaxhim komercial; preferohet eksperiencë drejtuese në hoteleri, turizëm ose sektor të ngjashëm.
- Histori e provueshme në realizimin e targeteve, negociimin e kontratave dhe zhvillimin e klientëve/partnerëve strategjikë.
- Njohuri të mira të tregjeve turistike, segmenteve të hotelerisë, kanaleve të shpërndarjes dhe dinamikës së çmimeve.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze; gjuhë të tjera përbëjnë avantazh.
- Përdorim praktik i CRM, raporteve të shitjeve dhe mjeteve të analizës; aftësi të mira në Excel dhe prezantime.

Kompetencat personale dhe profesionale

- Lidership, llogaridhënie dhe orientim i fortë drejt rezultateve.
- Aftësi të avancuara negociimi, prezantimi dhe komunikimi me klientë të nivelit të lartë.
- Mendim strategjik i kombinuar me aftësi për ekzekutim dhe ndjekje të detajeve.
- Analizë e të dhënave, gjykim komercial dhe vendimmarrje e bazuar në fakte.
- Organizim, menaxhim projektesh, planifikim dhe aftësi për të punuar me objektiva.
- Integritet profesional, fleksibilitet dhe bashkëpunim ndërfunksional.

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre nëpërmjet adresës zyrtare ,duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilin po aplikojnë.

Email: hr@agikons.com