Koordinatori të Sigurisë Teknike dhe Shëndetit në Punë
VEGA Energy
/job-details/13880
**VEGA Energy,**
pjesë e
**VEGA Group,**
është një nga kompanitë lider në Shqipëri në fushën e projektimit, zhvillimit dhe ndërtimit të parqeve fotovoltaike. Ekipi ynë profesional ofron zgjidhje të integruara EPC (Inxhinieri, Prokurim, Ndërtim), duke garantuar cilësi të lartë, efikasitet dhe besueshmëri për klientët tanë.
Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit, kompania është në kërkim të një
**Koordinatori të Sigurisë Teknike dhe Shëndetit në Punë**
, i cili do të koordinojë dhe monitorojë zbatimin e kërkesave të sigurisë dhe shëndetit në punë në projektet dhe ambientet ku operon kompania.
**Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore**
- Harton dhe përditëson dokumentacionin e vlerësimit të rrezikut, sipas aktiviteteve, pozicioneve dhe kushteve të punës.
- Përgatit planet operative, politikat, procedurat dhe metodologjitë për sigurinë dhe shëndetin në punë dhe ia paraqet për shqyrtim e miratim Drejtuesit të Departamentit.
- Kryen inspektime periodike në zyra dhe kantiere, evidenton mangësitë dhe ndjek zbatimin e masave korrigjuese nga punonjësit, kontraktorët dhe nënkontraktorët.
- Përgatit materialet dhe koordinon zhvillimin e trajnimeve dhe instruktazheve për sigurinë dhe shëndetin në punë.
- Harton dhe përditëson planet e emergjencës dhe evakuimit për ambientet ku operon kompania.
- Analizon incidentet dhe aksidentet në punë, përgatit raportet përkatëse dhe rekomandon masa për parandalimin e përsëritjes së tyre.
- Koordinon çështjet e sigurisë dhe shëndetit në punë me klientët, kontraktorët, nënkontraktorët dhe institucionet përkatëse, nën drejtimin e përgjegjësit të departamentit.
- Shqyrton dokumentacionin teknik të kontraktorëve dhe nënkontraktorëve dhe mbështet përgatitjen e dokumentacionit të sigurisë për projektet dhe procedurat e tenderimit.
- Monitoron zbatimin e kërkesave për mbrojtjen e mjedisit dhe përgatit raportet përkatëse sipas kërkesave të projekteve, klientëve dhe institucioneve financuese.
- Përgatit raporte periodike mbi performancën e sigurisë dhe shëndetit në punë dhe propozon masa për përmirësim, duke raportuar te Drejtuesi i Departamentit.
**Kualifikimet e Kërkuara**
- Diplomë universitare në Inxhinieri Mjedisi, Ndërtimi, Mekanike ose fusha të ngjashme. Diploma në Inxhinieri Mjedisi përbën përparësi.
- Minimumi 3 vite përvojë pune në fushën e sigurisë teknike dhe shëndetit në punë.
- Certifikim për ushtrimin e rolit të Koordinatorit të Sigurisë Teknike dhe Shëndetit në Punë.
- Njohuri të mira të legjislacionit shqiptar për sigurinë dhe shëndetin në punë.
- Certifikime ndërkombëtare në këtë fushë, si IOSH, NEBOSH ose OSHA, përbëjnë avantazh.
- Aftësi të mira në hartimin e dokumentacionit, raportimin dhe identifikimin e masave parandaluese.
- Aftësi të mira komunikuese dhe koordinuese me ekipet në kantier dhe palët e përfshira në projekte.
- Disponueshmëri për lëvizje në terren sipas projekteve të kompanisë.
- Leje drejtimi e kategorisë B.
**Mënyra e Aplikimit**
Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj me foto në adresën rekrutime@vegagroup.al, me subjekt
**“Koordinator i Sigurisë Teknike dhe Shëndetit në Punë”**
, ose klikoni në opsionin
**“Apply”**
për të dorëzuar aplikimin tuaj.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.
\*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.