Duke ngarkuar...

Senior Angular Developer

dev.al

/job-details/13744

Tirana
full_time
Publikuar Sot
dev.al është një kompani shqiptare zhvillimi softueri, e themeluar në vitin 2010. Me mbi 80 punonjës dhe mbi 27,000 klientë, kompania ofron zgjidhje softuerike për menaxhimin e biznesit në sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare: tregti, prodhim, hoteleri, shërbime shëndetësore, kontabilitet dhe burime njerëzore.

Për të plotësuar skuadrat tona të zhvillimit, jemi në kërkim të zhvilluesve Angular në nivel senior dhe mid-senior.

**Detyrat dhe përgjegjësitë**

- Ndërton ndërfaqe përdoruesi (UI) praktike, responsive dhe me performancë të lartë
- Ndërton komponentë Angular të ripërdorshëm
- Integron ndërfaqet me shërbimet backend përmes REST API
- Shkruan kod të pastër, cilësor dhe të besueshëm
- Bashkëpunon ngushtë me zhvilluesit backend, analistët dhe dizajnerët
- Teston aplikacionet dhe bën debugging
- Dokumenton në mënyrë të detajuar aplikacionet e ndërtuara

**Kërkesat**

- Aftësi të avancuara në Angular, TypeScript dhe HTML5/CSS3
- Njohje e mirë e koncepteve të programimit object-oriented
- Njohuri mbi GIS: përvojë me librari hartografike web (p.sh. OpenLayers, Leaflet, ArcGIS Maps SDK for JavaScript), me formatet dhe standardet e të dhënave hapësinore (GeoJSON, WMS/WFS) dhe me konceptet bazë të sistemeve koordinative
- Përvojë me unit test-e dhe platforma të testimit të automatizuar
- Përvojë me sistemet e versionimit të kodit (Git)
- Njohje e praktikave të integrimit të vazhdueshëm (CI/CD)
- Njohje e platformave ALM (Application Lifecycle Management: Azure DevOps, Jira)
- Përbën avantazh përvoja në programim backend (C#, Java)

**Përfitimet**

- Punë në projekte të mëdha, me impakt në treg, të zhvilluara me metodologjitë dhe teknologjitë më të avancuara
- Orar fleksibël pune
- Trajnime dhe provime për certifikime profesionale, të mbuluara nga punëdhënësi
- Sigurim shëndetësor privat shtesë
- Bonus ditor ushqimi
- Ambient komod pune, me zyra në qendër të Tiranës

Për t’u njohur më shumë me aktivitetin tonë, produktet, klientët dhe eksperiencat e punonjësve, vizitoni portalin tonë dev.al dhe faqet tona në LinkedIn, Facebook dhe Instagram.

**Procesi i përzgjedhjes**

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.