Duke ngarkuar...

Mjeke Stomatologe Durres

Retail Albania

/job-details/13724

Durres
full_time
Publikuar Sot
**Klinika Dentare Gezimi Dent**
kërkon të punësojë një
**Mjeke Stomatologe**
me kohë të plotë, me ose pa eksperiencë pune.

Mjekja Stomatologe do të jetë përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve stomatologjike për pacientët, duke garantuar kujdes profesional, cilësi dhe korrektësi në punë.

Detyrat

- Kryerja e vizitave dhe ekzaminimeve stomatologjike.
- Diagnostikimi dhe hartimi i planeve të trajtimit.
- Ofrimi i trajtimeve stomatologjike sipas specializimit dhe kompetencave profesionale.
- Kujdesi dhe komunikimi korrekt me pacientët.
- Respektimi i protokolleve të higjienës dhe sterilizimit.
- Bashkëpunimi me pjesën tjetër të stafit të klinikës.

Kualifikimet

- Diplomë në Stomatologji.
- Pranohen kandidate me ose pa eksperiencë pune.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe përkushtim në punë.
- Dëshirë për zhvillim dhe përmirësim profesional.