Duke ngarkuar...

Agjent Shitjesh

Vitamer

/job-details/13518

Tirana
full_time
Publikuar Sot
Vitamer, kompani e specializuar në distribuimin e suplementeve ushqimore dhe produkteve të kujdesit shëndetësor, kërkon të zgjerojë ekipin e shitjeve në Shqipëri.

**Pozicion i hapur: Agjent Shitjesh**

**Përgjegjësitë kryesore:**

- Vizita të rregullta në farmaci dhe prezantimi i produkteve.
- Marrja e porosive dhe realizimi i objektivave të shitjes.
- Zgjerimi i rrjetit të klientëve dhe ruajtja e marrëdhënieve me partnerët ekzistues.
- Ndjekja e tregut dhe raportimi i aktiviteteve të shitjes.

**Kriteret:**

- Përvojë në shitje në terren, preferohet në sektorin farmaceutik ose të suplementeve.
- Aftësi të mira komunikimi, prezantimi dhe negocimi.
- Përgjegjshmëri, iniciativë dhe orientim drejt rezultateve.
- Leje drejtimi e kategorisë B dhe gatishmëri për lëvizje në terren.

**Çfarë ofrojmë:**

- Pagë bazë dhe bonus sipas rezultateve të shitjes.
- Automjet dhe telefon pune.
- Trajnime për produktet dhe mbështetje të vazhdueshme nga ekipi.

**Për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj në:**
**info@vitamer.al**
me subjektin “Agjent Shitjesh – Shqipëri”.