Duke ngarkuar...

Merchandiser

Ferra&CO

/job-details/13364

Durres
full_time
Publikuar Sot
**Ferra&CO po rekruton | Merchandiser – Durrës dhe Tiranë**

Ferra&CO kërkon persona të organizuar dhe të vëmendshëm ndaj detajeve për të siguruar që produktet tona ushqimore të markave Ferra - King të jenë të pranishme, të dukshme dhe të ekspozuara siç duhet në supermarkete dhe pika të tjera shitjeje.

Pozicioni është pjesë e ekipit të shitjeve dhe puna zhvillohet në terren
, në supermarkete dhe pika të tjera shitjeje, në bashkëpunim me ekipin e shitjeve të zonës.

**Përgjegjësitë kryesore**

- Viziton pikat e shitjes sipas itinerarit të përcaktuar dhe raporton për vizitat.
- Kontrollon disponueshmërinë e produkteve, vendosjen në raft, etiketat e çmimeve dhe respektimin e hapësirave të dakordësuara për ekspozim.
- Evidenton mungesat në raft dhe koordinon plotësimin e tyre me stafin e pikës së shitjes dhe agjentin e zonës.
- Ndjek zbatimin e promocioneve dhe dokumenton ekspozimin me fotografi kur kërkohet.
- Raporton produktet pranë skadencës dhe ndryshimet në çmimet ose promocionet e konkurrencës.

**Profili që kërkojmë**

- Aftësi për të organizuar vizitat ditore dhe për të punuar në mënyrë të pavarur në terren.
- Komunikim i mirë me stafin e pikave të shitjes dhe ekipin e Ferra&CO.
- Vëmendje ndaj detajeve dhe saktësi në raportim.
- Përvoja në merchandising, në supermarkete ose në shitje në terren përbën avantazh.

**Aplikimi**

Dërgoni CV-në në info@ferra.al me subjekt
**“Aplikim – Merchandiser Durrës”**
ose
**“Aplikim – Merchandiser Tiranë”**
, sipas qytetit ku dëshironi të punoni.