Duke ngarkuar...

Finance Officer

Murati sh.p.k

/job-details/13316

Vorë, Tirana
full_time
Publikuar 1 dite me pare
Murati SHPK kërkon të punësojë Financiere.

Murati SHPK kërkon një Financiere për administrimin dhe ndjekjen e proceseve financiare dhe kontabël të kompanisë, duke siguruar saktësi në regjistrimet financiare, përmbushjen e detyrimeve tatimore dhe përgatitjen e raporteve periodike.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

- Regjistrimi dhe administrimi i të dhënave dhe transaksioneve financiare në programin Financa 5.
- Menaxhimi i platformës SelfCare dhe ndjekja e proceseve të fiskalizimit.
- Përgatitja dhe dorëzimi i deklarimeve tatimore, përfshirë TVSH-në dhe detyrimet e tjera përkatëse.
- Përgatitja dhe dorëzimi i listëpagesave, si dhe deklarimi i ndryshimeve të punonjësve.
- Ndjekja dhe rakordimi i inventarit dhe gjendjes së magazinës.
- Përgatitja dhe dorëzimi i pasqyrave financiare pranë institucioneve përkatëse.
- Ndjekja dhe rakordimi i llogarive me klientët dhe furnitorët.
- Rakordimi periodik i llogarive të bilancit dhe verifikimi i saktësisë së të dhënave kontabël.
- Përgatitja e raporteve financiare periodike për drejtimin e kompanisë.
- Hartimi i bilancit kontabël dhe pasqyrave financiare vjetore.

Kualifikimet dhe kërkesat

- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë e mëparshme në një pozicion të ngjashëm.
- Njohuri të mira të legjislacionit tatimor dhe procedurave të fiskalizimit në Shqipëri.
- Aftësi në përdorimin e programit Financa 5 dhe platformës SelfCare.
- Njohuri të mira të Microsoft Excel.
- Saktësi, përgjegjshmëri dhe aftësi të mira organizative.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.