Duke ngarkuar...

Ekspert HSE

EPTA shpk

/job-details/13309

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
Job description

**Rreth Kompanisë:**

EPTA shpk është kompani që operon në fushën e shëndetit dhe sigurisë në punë sipas standardeve ndërkombëtare dhe legjislacionit shqiptar. Me një staf profesionistësh, EPTA është e specializuar dhe me fokus kryesor në ofrimin e shërbimeve si: Trajnime & Certifikime, Konsulencë & Supervizim, Hartim & Zhvillim i Dokumentacionit të sigurisë, Outsourcing.

**Pozicioni:**
Ekspert për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë

**Lloji i punës:**
Kohë e plotë On-site

**Vendndodhja:**
Durrës

**Kualifikimet e kërkuara:**

Diplomë në degët inxhinierike/arkitekturë.

Kualifikime, certifikime dhe trajnime mbi HSE.

Të ketë eksperiencë pune 1-2 vite në fushën e HSE.

Njohuri shumë të mira të Paketës Office dhe Autocad.

Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Aftësi shumë të mira vëzhguese, analitike të punës në grup dhe aftësi komunikimi.

Preferohen kandidatë që banojnë në zonën e Durrësit.

**Mënyra e aplikimit:**

Të gjithë të interesuarit, mund të dërgojnë CV-në brenda datës 10/12/2026 nëpërmjet adresës së e-mail: info@epta-al.com ose në numrat +355 68 905 9505, +355 69 609 5866.

Të gjitha të dhënat dhe informacionet e paraqitura gjatë procesit të aplikimit do të ruhen dhe trajtohen në mënyrë konfidenciale nga EPTA, në respektim të Ligjit Nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

*\*Shënim: vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.*