Duke ngarkuar...

Inxhinieri i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (HSE)

IXHEM SHPK

/job-details/13308

Durrës, Durres
full_time
Publikuar 1 dite me pare
**I.XH.E.M Parafabrikat**
realizon konstruksione parafabrikate në beton të armuar dhe prodhon një gamë të gjerë produktesh, komponentësh dhe sistemesh konstruktive, të afta për të përmbushur çdo kërkesë për ndërtesa me destinacion industrial, tregtar, zyra, magazinim, infrastrukturë, banim, kabina elektrike dhe mure rrethuese.

Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit, kompania kërkon të punësojë:
**Inxhinieri i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (HSE).**

**Detyrat**

- Identifikon, vlerëson dhe monitoron rreziqet në vendin e punës.
- Harton dhe përditëson vlerësimet e riskut për aktivitetet dhe proceset e punës.
- Harton, zbaton dhe monitoron procedurat e sigurisë dhe shëndetit në punë.
- Siguron përdorimin korrekt të pajisjeve individuale mbrojtëse (PPE).
- Kryen inspektime periodike në ambientet e punës, kantiret e ndërtimit dhe evidenton problematikat.
- Propozon masa korrigjuese dhe parandaluese për eliminimin e rreziqeve.
- Organizon dhe zhvillon trajnime/instruktime periodike për sigurinë në punë.
- Heton aksidentet në punë, incidentet dhe situatat me potencial rreziku.
- Mban dhe administron dokumentacionin përkatës të sigurisë në punë.
- Bashkëpunon me drejtuesit e departamenteve dhe punonjësit për përmirësimin e kushteve të punës.
- Koordinon kontrollet dhe bashkëpunimin me institucionet përgjegjëse për sigurinë dhe shëndetin në punë.
- siguron që aktivitetet e kompanisë të zhvillohen në përputhje me legjislacionin në fuqi, standardet e sigurisë dhe procedurat e brendshme të organizatës.

**Kualifikimet**

- Diplomë universitare në Inxhinieri.
- Eksperiencë pune në pozicione të ngjashme +5 vite (preferohet në kompani ndërtimi).
- Kualifikim ose trajnime profesionale në fushën e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë.
- Njohuri mbi legjislacionin shqiptar për sigurinë dhe shëndetin në punë.
- Njohuri mbi identifikimin e rreziqeve dhe vlerësimin e riskut në vendin e punës.
- Aftësi për hartimin e raporteve dhe dokumentacionit teknik.
- Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe bashkëpunimi.

**Personat e interesuar që plotësojnë kërkesat e mësipërme janë të lutur të kontaktojnë në numrin e telefonit 069 40 87 215**
ose të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e e-mailit :
**hr@ixhem.com.**

- **Adresa:**
Vrrine, Sektor Rinia Durrës.