Duke ngarkuar...

Performance Marketing Specialist (Part-time, Meta & Google Ads)

MALZA

/job-details/13298

Tirana
part_time
Publikuar Sot
**Rreth MALZA**

MALZA është agjenci kreative dhe marketingu në Tiranë. Punojmë me klientë në hoteleri, restorante, klinika estetike, modë, pasuri të paluajtshme, transport dhe shpërndarje B2B.

**Pozicioni**

Kërkojmë një Performance Marketing Specialist me kohë të pjesshme, në zyrën tonë në Tiranë. Do të menaxhosh fushatat Meta Ads dhe Google Ads për disa klientë njëkohësisht, nga strategjia deri te raporti.

**Përgjegjësitë**

- Ndërtimi dhe menaxhimi i fushatave në Meta Ads (Facebook, Instagram) dhe Google Ads (Search, Performance Max, remarketing)
- Fushata me objektiv leads, mesazhe dhe ndjekës, me optimizim sipas kostos për rezultat
- Struktura e fushatave, audiencat, buxhetet dhe testimi i kreativëve
- Konfigurimi i matjes: Pixel, Conversions API, konvertimet në Google Ads, GA4
- Brief-e për ekipin e dizajnit dhe tekste reklamash në shqip dhe anglisht
- Raporte periodike me rezultate, analizë dhe hapat e ardhshëm

**Kërkesat**

- Minimumi 2 vjet përvojë reale në menaxhimin e reklamave për biznese
- Njohuri praktike të Meta Ads Manager dhe Google Ads
- Fushata me leads ose mesazhe, me rezultate që mund t’i tregosh
- Shqip dhe anglisht shumë mirë
- Prani fizike në zyrë, në Tiranë
- Disponueshmëri me kohë të pjesshme brenda orarit 08:30 deri 17:00
- Përvoja në agjenci marketingu është përparësi

**Si të aplikosh**

Apliko këtu në LinkedIn ose dërgo CV-në në cv@malza.co, bashkë me një shembull fushate që ke menaxhuar (objektivi, buxheti dhe kostoja për rezultat).