Duke ngarkuar...

Digital Marketing Specialist

Digicom Albania

/job-details/13217

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
**Përmbledhje e pozicionit**

Specialisti/ja i/e Marketingut Digjital është përgjegjës/e për planifikimin, realizimin dhe monitorimin e aktiviteteve të marketingut digjital të kompanisë, me synim rritjen e prezencës online, ndërgjegjësimit për markën dhe mbështetjen e objektivave të biznesit.

Roli përfshin menaxhimin e kanaleve digjitale, koordinimin e fushatave online, optimizimin e website-it dhe analizimin e performancës së aktiviteteve të marketingut.

**Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore**

·        Koordinon dhe administron prezencën e kompanisë në rrjetet sociale dhe kanalet e tjera digjitale.

·        Bashkëpunon me agjencinë e marketingut për krijimin e përmbajtjes kreative, vizuale dhe tekstuale për rrjetet sociale dhe website-in e kompanisë.

·        Planifikon, realizon dhe optimizon fushatat e reklamimit online në platformat Meta Ads, Google Ads, LinkedIn dhe kanale të tjera.

·        Administron dhe përditëson përmbajtjen e website-it, duke ndjekur praktikat e SEO për përmirësimin e pozicionimit organik.

·        Monitoron, analizon dhe raporton performancën e fushatave digjitale bazuar në treguesit kryesorë të performancës (KPI).

·        Analizon aktivitetet e konkurrencës dhe tendencat e tregut për të identifikuar mundësi të reja komunikimi dhe promovimi.

·        Siguron përputhshmërinë e komunikimeve dhe materialeve digjitale me identitetin vizual të markës.

·        Bashkëpunon me departamentet e tjera për realizimin e fushatave promocionale, lançimeve dhe aktiviteteve të ndryshme të kompanisë.

·        Propozon ide dhe iniciativa të reja për përmirësimin e performancës digjitale dhe arritjen e objektivave të biznesit.

·        Organizon dhe ndjek realizimin e detyrave dhe projekteve, duke respektuar prioritetet dhe afatet e përcaktuara.

·        Kryen detyra të tjera të lidhura me funksionin e pozicionit, sipas nevojave të departamentit.

**Aftësitë e kërkuara**

·        Njohuri praktike në Meta Business Suite dhe Google Ads.

·        Njohuri në Google Analytics dhe Google Search Console.

·        Njohuri mbi SEO, SEM dhe strategjitë e marketingut të performancës.

·        Aftësi në analizimin e të dhënave dhe interpretimin e KPI-ve.

·        Aftësi shumë të mira në shkrimin dhe redaktimin e përmbajtjes.

·        Aftësi organizative, analitike dhe komunikuese.

·        Aftësi për menaxhimin e disa projekteve paralelisht.

·        Kreativitet, iniciativë dhe orientim drejt rezultateve.

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit: hr@digicom.al

\* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

\* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.