Duke ngarkuar...

Supervizor Shitjesh

Dekoll Albania

/job-details/13210

Tirana
full_time
Publikuar Sot
**Dekoll sh.p.k.**

është një kompani lider në tregun rajonal që ofron zgjidhje inovative në prodhimin e materialeve të ndërtimit.

Gama e produkteve tona në treg përfshin: koll, grafiato, fino, sistem hidroizolimi dhe termoizolimi, bojërat
*PintoColor*

dhe produktin e polisterolit
*Termax*

.

Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon të punësojë një
**Supervizor Shitjesh.**

**Detyrat dhe pergjegjesite:**

- Ndjek realizimin e objektivave ditore, javore, mujore dhe vjetore.
- Organizon dhe mbikëqyr punën e stafit të shitjeve dhe të agjentëve tregtarë
- Monitoron rezultatet e shitjeve sipas produkteve, klientëve, zonave dhe kanaleve të shitjes.
- Identifikon mundësi të reja tregtare dhe propozon masa për rritjen e shitjeve
- Organizon takime periodike për analizimin e rezultateve dhe zgjidhjen e problematikave.
- Trajnon dhe motivon ekipin për përmirësimin e aftësive të shitjes dhe negocimit.
- Vlerëson performancën e punonjësve dhe propozon masa për rritjen e produktivitetit.
- Ndërton dhe ruan marrëdhënie afatgjata me klientët ekzistues.
- Identifikon klientë të rinj, distributorë, pika shitjeje dhe partnerë tregtarë.

**Kualifikimet:**

- Te kete mbaruar Arsimin e Larte.
- Minimumi 3 vjet eksperience ne te njejtin pozicion.
- Te jete i i rregullt, serioz, i shkathet, ambicioz dhe te kete aftesi te mira komunikimi.
- Te kete aftesi organizative dhe manaxheriale
- Te kete njohuri te gjuhes angleze (gjuhet e tjera perbejne avantazh)
- Te kete leje drejtimi automjeti.

Mund të aplikoni duke:

1. Dërguar CV në adresën
**hr@dekoll.al**
.
2. Dërguar CV në WhatsApp në numrin 0694058797.

- ***Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".***