Inxhinier Gjeodet
Balfin Construction
/job-details/13207
Kompania
**Balfin Construction (ish Mane TCI)**
, pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001. Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
**Grupi**
**BALFIN**
është një nga grupet e investimeve më të suksesshme në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, sot Grupi operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin disa sektorë, përfshirë bankat, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.
Me rreth 5,500 profesionistë të punësuar, BALFIN Group vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etika e fortë e biznesit, stabiliteti financiar, inovacioni dhe angazhimi afatgjatë për ndikim pozitiv në komunitet përmes Mane Foundation.
**Pozicioni:**
Inxhinier Gjeodet
**Departamenti:**
Teknik
**Vendndodhja:**
Green Coast, Palasë
**Përmbledhja e Pozicionit:**
Inxhinieri Gjeodet i Lartë drejton operacionet e matjeve gjeodezike në terren dhe në zyrë, duke siguruar mbledhjen, përpunimin dhe dorëzimin e saktë të të dhënave hapësinore për projekte ndërtimi, kadastrale dhe inxhinierike. Ky rol kombinon punën praktike në terren me mbikëqyrjen teknike të ekipeve të matjes, kontrollin e cilësisë dhe koordinimin me departamentet e inxhinierisë, GIS-it dhe projektimit.
Requirements
- Planifikon dhe realizon matjet topografike dhe piketimin në terren, në përputhje me projektin.
- Operon dhe kryen kalibrimin e pajisjeve GNSS/RTK dhe stacioneve totale.
- Përpunon dhe kontrollon dokumentacionin e projektit përpara fillimit të punimeve, si dhe llogarit volumet paraprake të gërmimit dhe mbushjes.
- Përgatit dokumentacionin teknik, duke përfshirë hartat topografike, librezat e masave për punimet e gërmimit dhe mbushjes, situacionet mujore dhe prerjet tërthore.
- Siguron përputhshmërinë e matjeve dhe dokumentacionit me standardet kombëtare gjeodezike dhe sistemet përkatëse të referencës koordinative.
- Mbikëqyr punën e gjeodetëve të rinj në terren dhe planifikon aktivitetet e tyre javore.
- Koordinohet me arkitektët, inxhinierët dhe menaxherët e projekteve për identifikimin dhe sqarimin e paqartësive apo mospërputhjeve të mundshme në projekt.
- Kujdeset për mirëmbajtjen dhe ruajtjen në gjendje të mirë funksionale të pajisjeve topografike.
- Përgatit raporte teknike, vizatimet As-Built (sipas gjendjes faktike të realizuar) dhe dokumentacionin tekniko-ligjor përkatës.
**Edukimi**
: Të zotërojë diplomë universitare, dega Gjeodezi/ Gjeomatikë.
**Kërkesat e pozicionit**
:
- Të ketë minimumi 5 vite përvojë punë në fushën e matjeve gjeodezike, duke përfshirë përvojë në drejtimin dhe koordinimin e ekipeve në terren.
- Aftësi të mira praktike në përdorimin e pajisjeve GNSS/RTK dhe stacioneve totale.
- Njohuri të avancuara në përdorimin e AutoCAD Civil 3D dhe njohuri të mira në sistemet GIS.
- Njohuri të mira mbi sistemet kombëtare të koordinatave dhe datumet gjeodezike.
- Aftësi të zhvilluara analitike, në zgjidhjen e problemeve dhe në komunikimin dhe bashkëpunimin me ekipet e projektit.
- Njohuritë dhe aftësitë në programimin dhe automatizimin e proceseve të punës përmes Python dhe AutoLISP përbëjnë avantazh.
- Aftësi vendimmarrëse, iniciativë dhe orientim drejt zgjidhjes së problemeve.
- Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese, si dhe aftësi për të punuar në ekip.
Benefits
- Paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë pagë konkurruese dhe të drejtë, bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.
- Mundësi të shkëlqyera për zhvillimin profesional dhe rritjen në karrierë pranë BALFIN Construction dhe BALFIN Group.
- Ditë shtesë pushimi.
- Shpërblime dhe vlerësime për performancën.