Duke ngarkuar...

Inxhinier Elektrik i Lartë

INFOTelecom

/job-details/13202

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
Kompania jonë Infotelecom EPC kërkon të punësojë një
**Inxhinier Elektrik Senior**
, me eksperiencë të konsoliduar në projektimin, koordinimin teknik dhe ndjekjen e zbatimit të nënstacioneve elektrike dhe linjave të transmetimit të tensionit të lartë.

**Specialist në projektimin dhe ndjekjen e puneve ne Nënstacione dhe Linja të Tensionit të Lartë (110 kV – 220 kV)**

**Angazhim: Full-Time | Infotelecom EPC (Engineering, Procurement & Construction)**

**Kërkesat dhe kualifikimet kryesore**

- Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike, preferohet profili i sistemeve elektroenergjetike.
- **Minimumi 5 vite eksperiencë profesionale**
në projektimin dhe ndjekjen teknike të nënstacioneve dhe linjave elektrike të tensionit të lartë.
- **Referenca të dokumentuara projektimi për të paktën 5 nënstacione elektrike 110 kV etj**
, me rol të drejtpërdrejtë në projektim.
- Eksperiencë në projektimin e
**linjave të transmetimit 110 kV, 220 kV dhe niveleve më të larta të tensionit**
, përfshirë linjat ajrore dhe, sipas rastit, ato kabllore.
- Eksperiencë në
**Primary Engineering**
, përfshirë konfigurimin e nënstacioneve, skemat njëlinjëshe, përzgjedhjen dhe dimensionimin e pajisjeve primare, sistemet e tokëzimit dhe koordinimin e izolimit.
- Eksperiencë në
**Secondary Engineering**
, përfshirë sistemet e mbrojtjes rele, kontrollit, automatizimit, matjes, SCADA dhe skemat funksionale e të komandimit.
- Njohuri në projektimin e linjave të tensionit të lartë, përfshirë përzgjedhjen e përcjellësve, dimensionimin elektrik, koordinimin e izolimit dhe koordinimin me projektimin e shtyllave dhe themeleve.
- **Licencë profesionale përkatëse projektimi në nivel Senior**
, me kategoritë e nevojshme për nënstacionet dhe linjat elektrike të tensionit të lartë, sipas legjislacionit në fuqi.
- Njohuri të avancuara të standardeve ndërkombëtare IEC, EN dhe kërkesave teknike të operatorëve të transmetimit.
- Njohuri të programeve profesionale të projektimit dhe analizës së sistemeve elektroenergjetike.

**Përgjegjësitë kryesore**

- Hartimi, kontrolli dhe koordinimi i projekteve elektrike për nënstacione 110 kV, 220 kV e lart.
- Projektimi dhe koordinimi teknik i linjave të transmetimit të tensionit të lartë.
- Përgatitja dhe verifikimi i dokumentacionit teknik, specifikimeve të pajisjeve, llogaritjeve dhe vizatimeve të projektit.
- Koordinimi i projektimit primar dhe sekondar me disiplinat e tjera inxhinierike.
- Mbështetja teknike e proceseve të prokurimit, ndërtimit, testimit dhe komisionimit.
- Ndjekja e zbatimit të projekteve në terren dhe zgjidhja e problematikave teknike gjatë realizimit.
- Bashkëpunimi me klientët, furnitorët, nënkontraktorët dhe ekipet e brendshme EPC.

**Kushtet e angazhimit**

- **Punësim Full-Time**
, me angazhim të dedikuar pranë kompanisë.
- Përfshirje e drejtpërdrejtë në projektet EPC të infrastrukturës elektroenergjetike ne Shqiperi por edhe ne rajon
- Angazhim afatgjatë dhe rol kyç në ekipin e inxhinierisë.
- Paketë konkurruese financiare, në varësi të eksperiencës dhe kualifikimeve.

**Dokumentacioni i kërkuar**

- CV profesionale e detajuar.
- Diplomë universitare dhe licencë profesionale.
- Listë e projekteve të realizuara, me referenca për të paktën 5 nënstacione elektrike 110 kV e lart.
- Referenca të projekteve të linjave të transmetimit 110 kV, 220 kV ose të tensioneve më të larta, ku të specifikohet roli i kandidatit.