Duke ngarkuar...

Dispacher / Koordinator Porosish

Ferra&CO

/job-details/13176

Durres
full_time
Publikuar Sot
DISPATCHER / KOORDINATOR POROSISH

Ferra&CO kërkon të punësojë: Dispatcher / Koordinator Porosish

Roli ka përgjegjësi për administrimin dhe koordinimin e porosive të klientëve nga momenti i marrjes deri në realizimin e dorëzimit, duke bashkëpunuar ngushtë me Shitjet, Magazinën, Transportin dhe Financën.

Përgjegjësitë kryesore:

\* Marrja dhe regjistrimi i saktë i porosive në sistem;

\* Verifikimi i klientit, produktit, sasisë, çmimit dhe adresës së dorëzimit;

\* Transmetimi në kohë i porosive te magazina dhe transporti;

\* Koordinimi i statusit të porosive deri në dorëzim;

\* Evidentimi dhe ndjekja e porosive të bllokuara, të vonuara, të pjesshme ose të anuluara;

\* Komunikimi me agjentët e shitjeve dhe klientët për ndryshime apo problematika;

\* Bashkëpunimi me Financën për çështje krediti ose bllokimi të klientëve;

\* Raportimi ditor dhe javor i porosive dhe problematikave operative.

Kërkesat:

\* Organizim dhe saktësi e lartë;

\* Aftësi të mira komunikimi;

\* Njohuri të mira në Excel dhe përdorimin e sistemeve ERP;

\* Aftësi për të menaxhuar disa porosi njëkohësisht;

\* Aftësi për të punuar nën presion dhe me afate të shkurtra;

\* Eksperienca në shitje, logjistikë, distribucion ose customer service përbën avantazh.

Raporton te: Supervizori i Shitjeve.

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në info@ferra.al, me subjekt: Dispatcher – Ferra&CO.