Menaxher/e shitjesh
dev.al
/job-details/13017
**Rreth kompanisë**
dev.al është një kompani shqiptare zhvillimi softueri, e themeluar në vitin 2010. Me mbi 80 punonjës dhe mbi 27,000 klientë, kompania ofron zgjidhje softuerike për menaxhimin e biznesit në sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare: tregti, prodhim, hoteleri, shërbime shëndetësore, kontabilitet dhe burime njerëzore.
Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit tregtar dhe zgjidhjeve të ofruara, dev.al kërkon të punësojë Menaxherë Shitjesh me përvojë në shitjet ndërmjet bizneseve (B2B).
**Portofoli i produkteve**
- **devPOS**
: sistem shitjesh dhe faturimi elektronik, në përputhje me kërkesat e fiskalizimit
- **devBooks**
: platformë kontabiliteti dhe ERP
- **devPMS**
: sistem menaxhimi për hotele dhe struktura akomodimi
- **devHR**
: sistem për menaxhimin e burimeve njerëzore
- **devMed**
: sistem menaxhimi për klinika dhe laboratorë mjekësorë
- **Devi**
: asistent me inteligjencë artificiale për analizën e të dhënave të biznesit
**Përgjegjësitë kryesore**
- Identifikimi i klientëve potencialë dhe zhvillimi i portofolit të klientëve në segmentin e caktuar
- Organizimi i takimeve, prezantimeve dhe demonstrimeve të produkteve pranë klientëve
- Përgatitja e ofertave tregtare dhe negocimi i kushteve kontraktuale
- Menaxhimi i procesit të shitjes nëpërmjet sistemit CRM, nga kontakti fillestar deri në lidhjen e kontratës
- Zgjerimi i bashkëpunimit me klientët ekzistues nëpërmjet ofrimit të produkteve shtesë
- Krijimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me partnerë tregtarë, si zyra kontabiliteti dhe shoqata biznesi
- Bashkërendimi i punës me departamentet e marketingut, zhvillimit dhe mbështetjes teknike
- Raportimi periodik i rezultateve dhe i zhvillimeve të tregut
**Kërkesat**
- Arsim i lartë, mundësisht në Ekonomi, Biznes, Marketing ose fusha të ngjashme
- Përvojë pune jo më pak se 3 vjet në shitje B2B, mundësisht në sektorët e softuerit, telekomunikacionit, sistemeve të pagesave, ose shërbimeve për biznesin
- Rezultate të dokumentuara në realizimin e objektivave të shitjes
- Njohuri të mira të tregut shqiptar dhe të mjedisit të biznesit
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, prezantimi dhe negocimi
- Aftësi organizative dhe për punë të pavarur e të orientuar drejt objektivave
- Njohuri të mira të teknologjisë dhe aftësi për të demonstruar produkte softuerike
- Njohuri të gjuhës angleze në nivel pune
- Patentë drejtimi, kategoria B
**Përbëjnë avantazh:**
përvoja me sisteme ERP, kontabilitet, hoteleri ose sektorin shëndetësor, si dhe një rrjet ekzistues kontaktesh profesionale në këto sektorë.
**Kompania ofron**
- Pagë bazë dhe skemë komisionesh pa tavan të lidhur me rezultatet
- Trajnim të plotë mbi produktet dhe procesin e shitjes
- Mundësi zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë
- Mjedis pune profesional, dinamik dhe bashkëpunues
**Mënyra e aplikimit**
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në ku të përshkruhet qartë përvoja në shitje dhe rezultatet e arritura.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë. Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen në mënyrë konfidenciale dhe do të përdoren vetëm për qëllime të procesit të rekrutimit.