Shoqëria A.I.C SHPK, pjesë e sektorit të ndërtimit dhe investimeve prej vitit 2014, shpall të hapur pozicionin e Teknik Ndërtimi, për kantier ndërtimi në qyetin e Tiranës.
**Përmbledhja e pozicionit**
Tekniku i ndërtimit është përgjegjës për ndjekjen e vazhdueshme të ecurisë së punës në objekt, dhe zbatimin e punimeve duke u konsultuar dhe udhëzuar nga inxhinieri/përgjegjësi i kantierit, qëndron i azhurnuar për fazat e projektit dhe ndjek me përpikmëri zbatimin e kushteve teknike në ndërtim.
**Detyrat dhe përgjegjësitë:**
· Ndjek realizimin e punimeve në kantier/objekt sipas projektit dhe grafikut të punimeve, për të gjitha fazat.
· Ndan detyrat, organizon punët dhe udhëzon punëtorët e bazës mbi detyrat ditore;
· Kontrollon cilësinë e punimeve të realizuara.
· Kujdeset që çdo punonjës të jetë i pajisur me veshjet e punës në frontin ku angazhohet;
· Në bashkëpunim me inxhinierin/përgjegjësin e kantierit merr masa që puna të zhvillohet në kushte normale duke respektuar sigurimin teknik.
· Kujdeset që baza materiale të mos shpërdorohet dhe të konsumohet sipas normave të përcaktuara në skedën teknike;
· Së bashku me inxhinierin/pergjegjësin e kantierit koordinon furnizimin me materiale dhe pajisje sipas nevojave të kaniterit.
· Kryen kontrollin e materialeve, sasinë që vjen dhe vendosjen e tyre;
· Kontrollon zbatimin e punimeve në përputhje me projektin, specifikimet teknike, udhëzimet e inxhinierit dhe kushtet teknike te zbatimit (KTZ);
· Informon inxhinierin dhe përgjegjësin e kantierit mbi ecurinë e punimeve, problematikat e evidentuara gjatë ditës dhe defektet e konstatuara, si dhe propozon masa dhe zgjidhje për përmirësimin e procesit të punës.
· Mban ditarin e objektit dhe dokumentacionin teknik.
· Përgatit proces-verbalet e punimeve të ndryshme ndërtimore;
· Asiston vazhdimisht inxhinierët si në zyrë edhe në terren;
**Kërkesat/kualifikimet për pozicionin:**
· Të ketë min 5 vite përvojë pune të ngjashme si dhe të ketë ndjekur nga fillimi deri në përfundim/dorëzim të paktën dy objekte ndërtimi;
· Të ketë aftësi për të lexuar projektet, njohur dhe zbatuar KTZ;
· Aftësi të mira në kontroll, organizim dhe raportim;
· Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi;
· Të jetë fleksibël për të punuar edhe me orë të zgjatura.
Për të aplikuar për këtë pozicion ju ftojmë të dërgoni aplikimin/CV-në tuaj në adresën e e-mailit: info@aic.al, brenda datës 08.11.2026, duke specifikuar ne Subject: “Aplikim për Teknik Ndërtimi”.
Vetëm kantidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
\*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.