Duke ngarkuar...

Specialist/e HSE /Health, Safety & Environment

Timak Defence

/job-details/12869

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
TIMAK është një nga kompanitë lider në Shqipëri në projektimin dhe prodhimin e superstrukturave për automjete të specializuara, duke përfshirë ambulanca, automjete zjarrfikëse, mjete të blinduara ushtarake dhe njësi të lëvizshme për operacione të veçanta. E themeluar në vitin 2016, kompania fokusohet në inovacion, cilësi dhe zhvillimin e zgjidhjeve të personalizuara, të përshtatura sipas nevojave specifike operacionale të klientëve. Me një portofol të gjerë produktesh dhe shërbimesh, TIMAK operon në tregun vendas dhe ndërkombëtar, duke ofruar zgjidhje të besueshme, funksionale dhe të orientuara drejt sigurisë. Kompania vlerëson profesionalizmin, ekspertizën teknike, bashkëpunimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm.

**Përgjegjësitë kryesore:**

- Identifikon, vlerëson dhe monitoron rreziqet në vendin e punës, veçanërisht në ambientet e prodhimit, montimit dhe magazinimit.
- Harton, zbaton dhe përditëson procedurat e sigurisë dhe shëndetit në punë.
- Kryen inspektime periodike në ambientet e punës për të evidentuar dhe parandaluar situatat e pasigurta.
- Monitoron përdorimin e pajisjeve mbrojtëse individuale (PPE) nga punonjësit.
- Kontrollon zbatimin e masave të sigurisë gjatë përdorimit të makinerive, pajisjeve dhe mjeteve të punës.
- Identifikon, raporton dhe heton aksidentet, incidentet dhe rastet potencialisht të rrezikshme në vendin e punës.
- Propozon masa parandaluese dhe korrigjuese për eliminimin e rreziqeve të identifikuara.
- Organizon dhe zhvillon trajnime dhe udhëzime për punonjësit lidhur me sigurinë në punë.
- Monitoron kushtet e punës, përfshirë ndriçimin, ventilimin, pastërtinë dhe ekspozimin ndaj faktorëve të rrezikshëm.
- Bashkëpunon me drejtuesit e departamenteve për zbatimin e masave të sigurisë në çdo proces pune.
- Ndjek dokumentacionin dhe regjistrat përkatës të HSE-së.
- Monitoron zbatimin e kërkesave ligjore dhe standardeve të aplikueshme për shëndetin, sigurinë në punë dhe mbrojtjen e mjedisit.
- Përgatit raporte periodike për problematikat e konstatuara, incidentet dhe masat e marra.
- Bashkëpunon me institucionet dhe subjektet përgjegjëse gjatë inspektimeve dhe kontrolleve përkatëse.

**Kualifikimet dhe kërkesat:**

- Diplomë universitare në Inxhinieri, Siguri në Punë, Mjedis ose fusha të ngjashme.
- Certifikim NEBOSH (i detyrueshëm).
- Përvojë e mëparshme në fushën e Shëndetit dhe Sigurisë në Punë, preferohet në industri ose ambiente prodhimi.
- Njohuri të legjislacionit shqiptar për sigurinë dhe shëndetin në punë.
- Njohuri në identifikimin dhe vlerësimin e riskut në ambientet industriale.
- Aftësi për hartimin e procedurave, raporteve dhe dokumentacionit teknik.
- Njohuri të gjuhës angleze.
- Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe bashkëpunimi.