Duke ngarkuar...

Quality Assurance Quality Control Engineer/Inxhinier/e kosto dhe cilësi

Timak Defence

/job-details/12868

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
TIMAK është një nga kompanitë lider në Shqipëri në projektimin dhe prodhimin e superstrukturave për automjete të specializuara, duke përfshirë ambulanca, automjete zjarrfikëse, mjete të blinduara ushtarake dhe njësi të lëvizshme për operacione të veçanta. E themeluar në vitin 2016, kompania fokusohet në inovacion, cilësi dhe zhvillimin e zgjidhjeve të personalizuara, të përshtatura sipas nevojave specifike operacionale të klientëve. Me një portofol të gjerë produktesh dhe shërbimesh, TIMAK operon në tregun vendas dhe ndërkombëtar, duke ofruar zgjidhje të besueshme, funksionale dhe të orientuara drejt sigurisë. Kompania vlerëson profesionalizmin, ekspertizën teknike, bashkëpunimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm.

**Përgjegjësitë kryesore:**

- Monitorimi dhe vlerësimi i cilësisë së produkteve gjatë proceseve të prodhimit dhe montimit.
- Sigurimi i përputhshmërisë me specifikimet teknike, standardet e cilësisë dhe procedurat e brendshme.
- Shqyrtimi i vizatimeve teknike, specifikimeve dhe dokumentacionit të prodhimit.
- Analizimi i kostove të prodhimit, konsumit të materialeve dhe përdorimit të burimeve.
- Përgatitja e përllogaritjeve të kostove për materiale, komponentë dhe procese prodhimi.
- Identifikimi i mundësive për uljen e kostove dhe rritjen e eficiencës, pa cenuar cilësinë e produkteve.
- Identifikimi i shkaqeve të problematikave të cilësisë dhe propozimi i masave korrigjuese dhe parandaluese.
- Bashkëpunimi me Departamentin e Prodhimit, Prokurimit dhe strukturat e tjera për zgjidhjen e problematikave teknike dhe të cilësisë.
- Monitorimi i treguesve të cilësisë dhe përgatitja e raporteve periodike mbi cilësinë dhe kostot e prodhimit.
- Propozimi dhe ndjekja e iniciativave për përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve të prodhimit.

**Kërkesat për pozicionin:**

- Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri Industriale ose fusha të ngjashme.
- Përvojë e mëparshme në kontrollin e cilësisë, sigurimin e cilësisë dhe analizën e kostove, preferohet në sektorin industrial ose të prodhimit.
- Njohuri mbi sistemet e menaxhimit të cilësisë dhe proceset e prodhimit.
- Aftësi për të analizuar dokumentacionin teknik, vizatimet dhe specifikimet teknike.
- Përvojë në përllogaritjen dhe kontrollin e kostove të prodhimit.
- Aftësi të mira analitike, organizative dhe për zgjidhjen e problematikave.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Njohuri të mira të MS Office; përvoja me sistemet ERP përbën avantazh.