Duke ngarkuar...

Social Media Manager / Content Creator

Timak Defence

/job-details/12867

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
TIMAK është një nga kompanitë lider në Shqipëri në projektimin dhe prodhimin e superstrukturave për automjete të specializuara, duke përfshirë ambulanca, automjete zjarrfikëse, mjete të blinduara ushtarake dhe njësi të lëvizshme për operacione të veçanta. E themeluar në vitin 2016, kompania fokusohet në inovacion, cilësi dhe zhvillimin e zgjidhjeve të personalizuara, të përshtatura sipas nevojave specifike operacionale të klientëve. Me një portofol të gjerë produktesh dhe shërbimesh, TIMAK operon në tregun vendas dhe ndërkombëtar, duke ofruar zgjidhje të besueshme, funksionale dhe të orientuara drejt sigurisë. Kompania vlerëson profesionalizmin, ekspertizën teknike, bashkëpunimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm.

**Përgjegjësitë**

- Hartimi dhe zbatimi i planit mujor të përmbajtjes për LinkedIn, Instagram, Facebook dhe YouTube.
- Krijimi i përmbajtjes që prezanton njerëzit, proceset, njohuritë, produktet dhe kapacitetet e kompanisë.
- Planifikimi, filmimi dhe montimi i Reels, videove të shkurtra, Stories dhe materialeve behind-the-scenes.
- Shkrimi i captions, teksteve për postime, skenarëve të shkurtër dhe përmbajtjeve në shqip dhe anglisht.
- Publikimi dhe planifikimi i përmbajtjes sipas kalendarit editorial.
- Dokumentimi i aktiviteteve të përditshme në fabrikë, projekteve, testimeve, eventeve dhe dorëzimeve.
- Koordinimi me Graphic Designer, ekipin e marketingut dhe departamentet e tjera për realizimin e përmbajtjes.
- Menaxhimi i komunitetit dhe përgjigjja profesionale ndaj komenteve dhe mesazheve.
- Monitorimi i trendeve, formateve dhe zhvillimeve të platformave sociale.
- Analizimi i performancës dhe përgatitja e raporteve mujore me rekomandime konkrete.
- Ruajtja e tonit të komunikimit dhe konsistencës së markës në të gjitha platformat.
- Mbështetja e fushatave, lançimeve, eventeve, panaireve dhe aktiviteteve të rekrutimit.

**Kualifikimet**

- Minimumi 3 vite eksperiencë në social media management, content creation ose digital marketing.
- Diplomë në Marketing, Komunikim, Gazetari, Multimedia ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë dhe njohje shumë e mirë e YouTube.
- Eksperiencë në krijimin dhe menaxhimin e kalendarëve editorialë.
- Aftësi shumë të mira në krijimin e fotografive dhe videove me telefon ose kamerë.
- Njohuri të mira të programeve të montazhit, si Adobe Premiere Pro, CapCut ose aplikacione të ngjashme.
- Aftësi shumë të mira në shkrimin dhe përshtatjen e përmbajtjes për platforma të ndryshme.
- Eksperiencë në komunikim për tregje ndërkombëtare.
- Njohje shumë e mirë e LinkedIn, Instagram, Facebook dhe YouTube.
- Aftësi për të lexuar të dhënat analitike dhe për t’i kthyer ato në rekomandime.
- Kreativitet, iniciativë dhe aftësi për të identifikuar histori të vlefshme brenda aktivitetit të kompanisë.
- Organizim i mirë, vëmendje ndaj detajeve dhe respektim i afateve.
- Gatishmëri për të qenë i/e pranishëm/me në ambientet e prodhimit dhe në aktivitete të kompanisë.
- Eksperienca në intervista të shkurtra dhe storytelling për video përbën avantazh.