Duke ngarkuar...

Financier/e në Retail

Pune e Re

/job-details/12854

Tirana
full_time
Publikuar Sot
Financier/e në Retail

Kompania jonë është në kërkim të një
**Financieri/e në Retail**
, të organizuar, të kujdesshëm/me dhe të orientuar ndaj rezultateve. Në këtë rol, do të jeni përgjegjës/e për menaxhimin dhe monitorimin e proceseve financiare, kontrollin e transaksioneve dhe përgatitjen e raporteve financiare.

Kë po kërkojmë:Profili i Kandidatit/es:

·        Diplomë Bachelor në
**Financë, Kontabilitet, Ekonomi**
ose fusha të ngjashme.

·        Minimumi
**2 vite eksperiencë profesionale**
në financë ose kontabilitet.

·        Njohuri të mira të proceseve financiare dhe kontabël.

·        Aftësi të mira analitike, numerike dhe vëmendje ndaj detajeve.

·        Njohuri të mira të
**Microsoft Excel**
dhe programeve financiare/kontabël.

·        Aftësi të mira organizative, komunikimi dhe bashkëpunimi.

·        Eksperienca në sektorin e retail-it përbën avantazh.

Detyrat kryesore:

·        Menaxhimi dhe monitorimi i transaksioneve financiare dhe kontabël.

·        Përgatitja dhe kontrolli i raporteve financiare.

·        Kryerja e rakordimeve bankare, të arkës dhe shitjeve.

·        Monitorimi i të ardhurave, shpenzimeve, pagesave dhe detyrimeve.

·        Kontrolli i të dhënave financiare dhe identifikimi i mospërputhjeve.

·        Mbështetja në buxhetim, planifikim dhe analiza financiare.

·        Mbajtja e dokumentacionit financiar të organizuar dhe të përditësuar.

·        Bashkëpunimi me departamentet e tjera për menaxhimin e proceseve financiare.

·        Asistimi në auditime dhe kontrolle financiare, sipas nevojës.

Çfarë ne ofrojmë:

·        Mjedis pune profesional dhe mbështetës.

·        Mundësi për zhvillim profesional.

·        Pagë konkurruese dhe benefite në varësi të performancës.

·        Mundësi për të punuar në një ekip dinamik dhe bashkëpunues.

Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë
**CV-në**
në adresën e email info@puneere.al

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.