Duke ngarkuar...

Inxhinier Elektrik Projektues (Enpi shpk)

Retail Albania

/job-details/12518

Tirana
full_time
Publikuar Sot
**Inxhinier Elektrik Projektues – Sisteme Elektroenergjetike & Energji të Rinovueshme**

**Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri**

**Pozicioni: Full-Time**

**Përshkrimi i pozicionit**

**Kërkojmë një Inxhinier Elektrik Projektues me eksperiencë në sistemet elektroenergjetike dhe energjinë e rinovueshme, i cili do të jetë përgjegjës për projektimin, përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe ndjekjen e projekteve në të gjitha fazat, nga konceptimi deri në përfundimin dhe dorëzimin e tyre.**

Detyrat

**Projektimi teknik**

- Projektimi i sistemeve elektroenergjetike të tensionit të ulët, të mesëm dhe të lartë.
- Projektimi i impianteve fotovoltaike dhe sistemeve të energjisë së rinovueshme.
- Projektimi i kabinave elektrike, nënstacioneve, linjave kabllore dhe ajrore.
- Përgatitja e skemave elektrike, vizatimeve teknike dhe llogaritjeve inxhinierike.
- Dimensionimi dhe përzgjedhja teknike e pajisjeve dhe materialeve.

**Përgatitja e dokumentacionit**

- Hartimi i projekteve të zbatimit dhe dokumentacionit të plotë teknik.
- Përgatitja e specifikimeve teknike, preventivave (BOQ) dhe listave të materialeve.
- Përgatitja e dokumentacionit teknik për tendera, oferta dhe procedura miratimi.
- Përgatitja dhe përditësimi i dokumentacionit gjatë zbatimit, përfshirë projektet As-Built.
- Sigurimi i përputhshmërisë me standardet IEC/EN dhe kërkesat rregullatore.

**Ndjekja dhe koordinimi i projekteve**

- Ndjekja teknike e projekteve nga faza e projektimit deri në përfundim.
- Koordinimi me ekipet e zbatimit, kontraktorët, furnitorët dhe palët e përfshira.
- Monitorimi i ecurisë së punimeve dhe verifikimi i përputhshmërisë me projektin teknik.
- Identifikimi dhe zgjidhja e problematikave teknike gjatë zbatimit.
- Menaxhimi i ndryshimeve dhe përshtatjeve teknike të projektit.
- Mbështetja teknike gjatë testimeve, komisionimit dhe dorëzimit përfundimtar.

Kualifikimet

- Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike, profili Elektroenergjetikë ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 3 vite eksperiencë në projektimin e sistemeve elektrike ose projekteve energjetike.
- Njohuri shumë të mira të AutoCAD dhe programeve të projektimit elektrik.
- Eksperiencë me ETAP, DIgSILENT PowerFactory, EPLAN, PVsyst ose programe ekuivalente përbën avantazh.
- Aftësi për hartimin dhe menaxhimin e dokumentacionit teknik të projekteve.
- Njohuri të standardeve teknike IEC/EN.
- Aftësi për koordinimin dhe ndjekjen e disa projekteve njëkohësisht.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Aftësi organizative, analitike, komunikimi dhe zgjidhjeje të problematikave teknike.

**Kualifikime që përbëjnë avantazh**

- Eksperiencë në projektimin e impianteve fotovoltaike industriale dhe utility-scale.
- Njohuri mbi sistemet e ruajtjes së energjisë me bateri (BESS).
- Eksperiencë në projektimin e nënstacioneve 35/110 kV.
- Licencë profesionale projektimi sipas legjislacionit shqiptar.
- Eksperiencë në ndjekjen teknike të projekteve EPC, nga projektimi deri në komisionim.

**Çfarë ofrojmë**

- Pagë konkurruese sipas eksperiencës dhe kualifikimeve.
- Angazhim në projekte energjetike dhe infrastrukturore.
- Mundësi zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë.
- Bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë.
- Ambient profesional dhe punësim afatgjatë.