Duke ngarkuar...

Recruiter (DM Consulting Services Albania )

DM Consulting Services

/job-details/12453

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
**DM Consulting Services Albania**
kërkon të punësojë
**Recruiter.**

**Pozicioni përfshin rekrutimin dhe headhunting-un e punonjësve të huaj dhe shqiptarë për kompani të ndryshme.**

**Preferohet kandidat/e me përvojë në këtë fushë dhe me portofol bashkëpunimesh me agjenci që sjellin punonjës në Shqipëri.**

- **Ofrohen pagë dhe kushte shumë të kënaqshme.**

Detyrat

- Kërkimi dhe identifikimi i kandidatëve të përshtatshëm.
- Publikimi i njoftimeve të punës, shqyrtimi i CV-ve dhe zhvillimi i intervistave paraprake.
- Komunikimi me kandidatët dhe koordinimi i tyre gjatë procesit të rekrutimit.
- Bashkëpunimi me agjenci të huaja dhe partnerë ndërkombëtarë.
- Ndjekja e dokumentacionit dhe koordinimi i hapave administrativë për punësimin e kandidatëve të huaj në Shqipëri.
- Komunikimi i vazhdueshëm me kompanitë punëdhënëse.

Kualifikimet

- Njohuri mbi procesin e rekrutimit të punonjësve shqiptarë dhe të huaj.
- Preferohet përvojë në rekrutimin e punonjësve të huaj dhe portofol bashkëpunimesh me agjenci që sjellin punonjës në Shqipëri.
- Aftësi të mira komunikimi, negocimi dhe organizimi.
- Njohuri të gjuhës angleze; njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
- Ruajtje e konfidencialitetit gjatë trajtimit të informacionit të kandidatëve.