Inxhinier Ndërtimi (Zbatimi)
Progeen Construction
/job-details/12389
**Progeen sh.p.k.**
është një shoqëri private që operon prej vitit 2013 në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
**Roli**
: Inxhinier Zbatimi
**Departamenti**
: Teknik
**Vendndodhja**
: Durrës
**Përmbledhja e Rolit:**
Inxhinieri i Zbatimit është përgjegjës për planifikimin dhe organizimin e sheshit të ndërtimit në përputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike, grafikun e punimeve deri në fazën e dorëzimit të objektit. Kryen kontrolle ditore përpara fillimit të punës dhe pas mbarimit të saj. Mban raport ditor të punës ndërtimore përpara Menaxherit të Projektit. Koordinon me teknikun e ndërtimit për porositjen e materialeve dhe nevojave për realizimin e proceseve ditore në respektim të grafikut të punimeve.
**Detyrat dhe Përgjegjësitë:**
- Monitoron dhe kontrollon zbatimin e punimeve në kantier sipas projektit dhe dokumentacionit kontraktual;
- Siguron që punimet të kryhen sipas standardeve të cilësisë, sigurisë dhe afateve të përcaktuara;
- Koordinon aktivitetet ndërtimore ndërmjet nënkontraktorëve dhe ekipeve të ndryshme teknike;
- Kontrollon përputhjen e punimeve të zbatimit me planet strukturore, MEP dhe arkitekturore;
- Raporton për progresin e punimeve, problemet teknike dhe propozimet për përmirësim;
- Identifikon mospërputhje ose devijime nga projekti dhe ngre RFI për sqarim teknik;
- Siguron që materialet të përdoren në përputhje me specifikimet teknike dhe të reduktohen mbetjet;
- Asiston në përgatitjen dhe verifikimin e As Built Drawings për punimet e përfunduara;
- Mban dhe përditëson Ditarin e Kantierit duke regjistruar aktivitetet ditore, kushtet e punës, fuqinë punëtore, pajisjet, materialet dhe çdo incident apo vonesë;
- Asiston në hartimin e planeve ditore/javore të punimeve dhe mbështet Menaxherin e Kantierit;
**Kualifikimet dhe aftësitë:**
- Të jetë diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi;
- Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vjet;
- Të ketë aftësi të mira, në ndjekjen dhe zbatimin e kontratave;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Të njohë programet bazë kompjuterike si Microsoft Office, Microsoft Project, AutoCad 2D&3D, etj.
**Përfitimet:**
- Një ambient mikëpritës dhe dinamik, në të cilin ka mundësi dhe hapësirë për t’u rritur profesionalisht;
- Përfshirja në projekte të standardeve ndërkombëtare;
- Mbështetje për zhvillimin personal dhe profesional;
- Pagë në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë.
**Mënyra e aplikimit:**
Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën hr@progeen.com (duke specifikuar në subjekt të email it titullin e pozicionit), të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera, ose direkt nga platforma LinkedIn.
“Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Ligjit nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
**Departamenti: Departamenti i Teknikës**
**Vendodhja: Durrës**