INXHINIER/E NDËRTIMI (KANTIER)
Texas Development
/job-details/12387
Përshkrimi i Kompanisë
Texas Development është një kompani moderne e zhvillimit të pasurive të paluajtshme dhe ndërtimit, e themeluar nga investitorë, specialistë të pasurive të paluajtshme, arkitektë dhe ekspertë teknikë me përvojë të gjerë ndërkombëtare. Duke ndërthurur dizajnin italian, teknologjinë gjermane dhe praktikat anglo-saksone të menaxhimit, kompania zhvillon projekte rezidenciale me standarde të larta, që ofrojnë cilësi, komoditet dhe vlerë afatgjatë. Në Texas Development, ne nuk ndërtojmë thjesht godina, ne krijojmë hapësira për një mënyrë jetese moderne dhe të sofistikuar.
Përshkrimi i Pozicionit
Inxhinier/e Ndërtimi (Kantier) është një pozicion me kohë të plotë, me bazë në Tiranë. Personi që do të mbajë këtë pozicion do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen dhe koordinimin e punimeve në kantier, duke garantuar që projektet të realizohen në përputhje me dokumentacionin teknik, kontratat, standardet e cilësisë dhe legjislacionin në fuqi. Detyrat kryesore përfshijnë hartimin dhe administrimin e dokumentacionit tekniko-ligjor, kontrollin e punimeve sipas projektit të zbatimit, specifikimeve teknike dhe kontratave të sipërmarrjes, monitorimin e cilësisë dhe sigurisë në kantier, si dhe planifikimin dhe koordinimin e fronteve të punës me kontraktorët dhe ekipet teknike përkatëse. Pozicioni kërkon gjithashtu mbikëqyrjen e zbatimit të proceseve të ndërtimit, identifikimin dhe zgjidhjen e problematikave teknike në terren, si dhe sigurimin e respektimit të afateve dhe standardeve të kompanisë.
Kualifikimet
- Diplomë Bachelor ose Master në Inxhinieri Ndërtimi, Inxhinieri Civile ose një fushë të ngjashme.
- Minimumi 5 vite eksperiencë në menaxhimin ose mbikëqyrjen e punimeve në kantier.
- Njohuri shumë të mira të legjislacionit shqiptar të ndërtimit, VKM-ve dhe standardeve teknike në fuqi.
- Aftësi për të hartuar dhe administruar dokumentacionin tekniko-ligjor të projekteve.
- Eksperiencë në kontrollin e punimeve sipas kontratave të sipërmarrjes, projektit të zbatimit, preventivit, specifikimeve teknike dhe kushteve teknike të zbatimit.
- Aftësi për të monitoruar cilësinë e punimeve dhe zbatimin e standardeve të sigurisë në kantier.
- Eksperiencë në planifikimin dhe koordinimin e fronteve të punës dhe bashkëpunimin me kontraktorë e ekipe teknike.
- Aftësi të mira organizative, analitike dhe në zgjidhjen e problematikave teknike.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip.
- Integritet profesional dhe angazhim për realizimin e projekteve me standarde të larta.