Duke ngarkuar...

Specialist i Drejtorisë së Financës dhe Kontabilitetit

Credins Invest

/job-details/12356

Tirana
full_time
Publikuar Sot
Shoqëria Administruese Credins Invest sh.a., kërkon të punësojë një Specialist pranë Drejtorisë së Financës dhe Kontabilitetit.

**Përshkrim i përgjithshëm i pozicionit:**

Specialisti i Drejtorisë së Financës dhe Kontabilitetit kryen hedhjen e të dhënave kontabël në sistemet financiare të fondeve/shoqërisë sipas dokumentacionit përkatës, kryerjen e rakordimeve përkatëse dhe përgatitjen e raporteve të kërkuara mujore / 3-mujore / vjetore, përgatitjen e draftit të parë të raporteve vjetore sipas SNRF për AMF, tatime, drejtimin.

**Detyrat dhe përgjegjësitë:**

- Kryen regjistrimin e transaksioneve të shoqërisë ne sistemin Financa 5;

- Përgatit libra blerje, shitje dhe deklarimet përkatëse.

- Përgatit draftin e parë të pasqyrave financiare dhe raporteve statistikore për AMF, tatime etj;

- Kryen rakordimet me furnitorët;

- Kryen hedhjen e veprimeve per të gjithë transaksionet financiare për Fondet në sistemin përkatës;

- Kontrollon hedhjen e të dhënave të klientëve në sistem si dhe aprovon/anullon hedhjen e kontratave te reja të klientëve në sistem nga ana e agjentit;

- Nxjerrja dhe rakordimi i të dhënave ditore me bankën depozitare;

- Kontrollon dhe aprovon transaksionet e hyra/ dala në përputhje me aplikimet për blerje/shitje kuotash, bën përllogaritjet përkatëse në raste tërheqje, si dhe inicion pagesat përkatëse;

- Kontrollon dhe rakordon listat e kontributeve të kompanive, kuadron për derdhjet e kontributeve me subjektet përkatëse;

- Nxjerr raporte ditore/javore/mujore etj për hyrje-daljet sipas agjentëve shitës, përllogarit komisionet sipas agjentëve;

- Kontrollon raportet statistikore të nxjerra nga sistemi;

- Përgatit raporte statistikore dhe financiare dhe detyra të tjera të përcaktuara nga drejtimi.

**Kërkesat për edukimin dhe eksperiencën:**

**Edukimi:**
Diplomë e arsimit të lartë në Degët Financë-Kontabilitet. Preferohet niveli Master në degën Financë ose Kontabilitet.

**Eksperienca në punë:**
3-5 vite në Financë, kryesisht në institucione financiare.

**Aftësitë dhe Kompetencat:**

- Njohuri të programit Financa 5 dhe procesit të fiskalizimit;

- Aftësi shumë të mira komunikimi;

- Aftësi të mira analitike;

- Aftësi shumë të mira kompjuterike;

- Njohuri të mira të kontabilitetit;

- Njohuri të avancuara në programin excel;

- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;

- Menaxhimi i disa detyrave njëherësh (multi task).

Të interesuarit ftohen të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e postës elektronike: hr@credinsinvest.net

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për vijimin e procesit të rekrutimit dhe zhvillimin e intervistave.