Duke ngarkuar...

Inxhinier Zbatimi në Objekt

A.I.C Sh.p.k

/job-details/12295

Tirana
full_time
Publikuar Sot
Shoqëria A.I.C SHPK, pjesë e sektorit të ndërtimit dhe investimeve prej vitit 2014, shpall të hapur pozicionin e Teknik Ndërtimi, për kantier ndërtimi në qyetin e Tiranës.

**Përmbledhja e pozicionit**

Ixhinieri/ja i/e Zbatimit është përgjegjës/e për planifikimin, organizimin, koordinimin dhe kontrollin e të gjitha proceseve të zbatimit të punimeve në kantier, nga faza e themelimit deri në përfundimin dhe dorëzimin përfundimtar të objektit. Pozicioni kërkon aftësi të forta menaxheriale dhe teknike, duke garantuar realizimin e projektit brenda afateve, buxhetit, standardeve të cilësisë dhe kushteve kontraktuale.

Ixhinieri/ja i/e Zbatimit raporton drejtpërdrejt te Drejtori Teknik mbi ecurinë, performancën, problematikat dhe nevojat e projektit.

**Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:**

· Ndjekja dhe mbikëqyrja e përditshme e punimeve të ndërtimit, duke garantuar zbatimin e tyre në përputhje me projektet teknike, specifikimet dhe standardet në fuqi.

· Organizimi dhe koordinimi i proceseve të punës, nga gërmimet, themelet dhe struktura betonarme veçanërisht deri te punimet arkitektonike, instalimet dhe rifiniturat.

· Hartimi dhe monitorimi i grafikut të punimeve, duke siguruar respektimin e afateve të përcaktuara.

· Kontrolli i cilësisë së materialeve dhe punimeve të realizuara në kantier.

· Koordinimi i punës me nënkontraktorët, grupet e punës, projektuesit dhe mbikëqyrësit e punimeve.

· Përgatitja dhe verifikimi i situacioneve të punimeve, preventivave, librezave të masave dhe dokumentacionit teknik.

· Kontrolli i sasive të realizuara në terren dhe krahasimi i tyre me preventivin kontraktual dhe projektin e zbatimit.

· Identifikimi dhe zgjidhja e problematikave teknike gjatë procesit të ndërtimit.

· Ndjekja e ndryshimeve të projektit dhe përgatitja e dokumentacionit As-Built.

· Organizimi i kontrolleve përfundimtare, evidentimi i mangësive dhe koordinimi i korrigjimeve deri në dorëzimin e objektit.

· Përgatitja e dokumentacionit përfundimtar dhe pjesëmarrja në procesin e kolaudimit dhe dorëzimit të objektit te investitori.

**Kërkesat/kualifikimet për pozicionin:**

· Eksperiencë e dokumentuar në ndjekjen e plotë të të paktën dy objekteve ndërtimore, nga fillimi i punimeve deri në dorëzimin përfundimtar, me përgjegjësi direkte në organizimin, koordinimin dhe kontrollin teknik të punimeve.

· Diplomë univeristare në Inxhinieri Ndërtimi/ Mjedisi/ Hidrotekikë.

· Të ketë jo më pak se 5 vjet përvojë pune në Punime Civile (konstruksion & rifinitura).

· Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontratat, procedurat dhe manualet teknike.

· Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrata të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi.

· Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim të shkëlqyer verbal dhe me shkrim, përgatitje raportesh, etj.

· Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS-PROJECT, REVIT etj.).

· Njohja e gjuhëve të huaja, veçanërisht Anglisht, përbën avantazh.

· Trajnime dhe certifikime të fushës janë të preferuara.

Për të aplikuar për këtë pozicion ju ftojmë të dërgoni aplikimin/CV-në tuaj në adresën e e-mailit: info@aic.al, brenda datës 01.11.2026, duke specifikuar ne Subject: “Aplikim për Inxhinier Zbatimi”.

Vetëm kantidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

\*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.