Duke ngarkuar...

Debt Collector

CREDITAL

/job-details/12287

Tirana
full_time
Publikuar Sot
Përgjegjësitë kryesore:

- Drejtimi dhe mbikëqyrja e funksionit financiar të institucionit.
- Përgatitja e pasqyrave financiare dhe raporteve për drejtimin dhe autoritetet mbikëqyrëse.
- Hartimi dhe monitorimi i buxhetit vjetor dhe analizave financiare.
- Menaxhimi i likuiditetit, flukseve të parasë dhe planifikimit financiar.
- Sigurimi i pajtueshmërisë me standardet kontabël dhe kërkesat ligjore e rregullatore.
- Bashkëpunimi me auditorët e brendshëm dhe të jashtëm.
- Mbështetja e Drejtorit Ekzekutiv dhe Bordit me analiza dhe rekomandime financiare.

Kualifikimet e kërkuara:

- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 5 vite eksperiencë në pozicione drejtuese në financë, preferohet në sektorin bankar ose financiar.
- Njohuri të mira të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS) dhe legjislacionit financiar në fuqi.
- Aftësi të shkëlqyera analitike, organizative dhe drejtuese.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.

Ne ofrojmë:

- Ambient profesional dhe dinamik pune.
- Mundësi zhvillimi profesional.
- Paketë konkurruese kompensimi, në përputhje me eksperiencën dhe kualifikimet.

Aplikimi

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë
**CV-në**
dhe një
**letër motivimi**
në adresën e emailit
**info@credit.al**
, me subjekt:
**Aplikim – Chief Financial Officer (CFO)**
.