Specialist në Sektorin e Komunikimit Korporativ dhe BTL
OTP Bank Albania
/job-details/12277
**Pozicioni – Specialist në Sektorin e Komunikimit Korporativ dhe BTL**
**Departamenti – Marketing & Komunikimit PR**
**Kualifikimi i kërkuar:**
· Aftësi për të zgjidhur në mënyrë të pavarur situata komplekse dhe për të marrë përgjegjësi.
· Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur ose në ekip, në varësi të situatave dhe nevojave të punës.
· Aftësi kreative të kombinuara me një qasje analitike dhe metodike ndaj zgjidhjes së problemeve dhe realizimit të detyrave.
· Aftësi shumë të mira në organizimin dhe menaxhimin e kohës, si dhe në përcaktimin e prioriteteve, për të përballuar dhe realizuar në afat një volum të lartë pune.
· Njohuri shumë të mira mbi produktet dhe shërbimet bankare.
· Aftësi mbi mesataren në përdorimin e paketës Microsoft Office, WordPress dhe Adobe Suite; njohuritë në programe dhe platforma të tjera përbëjnë avantazh.
**Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:**
· Sigurimi i zbatimit korrekt dhe përditësimit të komunikimit dhe identitetit të brandit në të gjithë rrjetin retail të bankës, përfshirë degët, ATM-të, POS-et dhe partnerët tregtarë.
· Realizimi i inspektimeve periodike në rrjetin e degëve për të garantuar vizibilitetin maksimal të brandit dhe zbatimin korrekt të standardeve të brandimit, duke ndjekur implementimin e materialeve promocionale në degë, ATM, te partnerët e jashtëm gjatë fushatave dhe në të gjitha kanalet e komunikimit.
· Përgjegjës për planifikimin dhe organizimin e aktiviteteve dhe eventeve të bankës, duke siguruar zbatimin e planit të veprimit, koordinimin me furnitorët, monitorimin e mbarëvajtjes së eventeve dhe përgatitjen e raporteve vlerësuese pas përfundimit të tyre.
· Përgjegjës për menaxhimin dhe monitorimin e aktiviteteve të sponsorizimeve dhe CSR-së së bankës, duke siguruar përgatitjen e dokumentacionit kontraktual, zbatimin efektiv të aktiviteteve të miratuara, realizimin cilësor dhe në kohë të projekteve, raportimin periodik të ecurisë dhe prezantimin e rezultateve pas përfundimit të aktiviteteve.
· Përgjegjës për monitorimin dhe menaxhimin e marrëdhënieve me furnitorët dhe partnerët e jashtëm të përfshirë në aktivitetet e bankës, duke siguruar bashkëpunim të qëndrueshëm, komunikim efektiv dhe përmbushje të standardeve të kërkuara të cilësisë dhe afateve.
· Siguron respektimin dhe aplikimin e saktë të brandit dhe të udhëzimeve të identitetit korporativ (CI) në të gjitha materialet e prodhuara dhe të përdorura për aktivitetet dhe eventet e organizuara nga banka.
· Siguron implementimin e saktë dhe në përputhje me standardet e bankës të fushatave promocionale dhe komunikimit të produkteve në të gjithë rrjetin, duke monitoruar zbatimin e materialeve dhe aktiviteteve të marketingut në çdo pikë kontakti me klientin.
· Siguron që të gjitha degët të jenë në përputhje me standardet e identitetit korporativ, duke garantuar disponueshmërinë dhe përdorimin korrekt të materialeve të komunikimit dhe promovimit, përfshirë broshurat, posterat, materialet reklamuese, certifikatat dhe artikujt e tjerë të branduar të nevojshëm për aktivitetin e përditshëm.
· Gjatë vizitave periodike në rrjetin e degëve, monitoron dhe siguron zbatimin korrekt të standardeve të identitetit korporativ, duke garantuar që të gjitha materialet promocionale të vendosen dhe të përdoren në përputhje me udhëzimet e brandit.
· Menaxhon dhe koordinon eventet e brendshme dhe të jashtme të bankës, duke siguruar përgatitjen dhe zbatimin e planeve të veprimit, monitorimin e aktiviteteve gjatë zhvillimit të eventeve dhe realizimin e aktiviteteve pas eventit. Bashkëpunon ngushtë me sektorët e tjerë të Marketingut dhe njësitë përkatëse për të garantuar disponueshmërinë, saktësinë dhe shpërndarjen në kohë të informacionit të nevojshëm për komunikimet e brendshme dhe të jashtme të bankës.
· Përgjegjës për mbledhjen dhe analizimin e sugjerimeve të pjesëmarrësve pas eventeve përmes anketave të brendshme, duke identifikuar mundësitë për përmirësim dhe duke siguruar që sugjerimet dhe rekomandimet e marra të reflektohen, kur është e përshtatshme, në planifikimin dhe organizimin e aktiviteteve të ardhshme.
· Identifikon dhe propozon iniciativa dhe zgjidhje inovative që sjellin eficiencë operacionale dhe optimizim të kostove, nxisin angazhimin dhe kënaqësinë e punonjësve, si dhe kontribuojnë në zhvillimin dhe forcimin e një kulture korporative pozitive, profesionale dhe shembullore brenda bankës.
· Përgjegjës për hartimin, koordinimin dhe monitorimin e planeve të veprimit për eventet e brendshme dhe të jashtme të bankës, duke siguruar zbatimin efektiv të aktiviteteve të planifikuara në përputhje me objektivat dhe afatet e përcaktuara.
· Përgjegjës për monitorimin dhe koordinimin e menaxhimit të aseteve të Departamentit të Marketingut & Komunikimit PR, duke siguruar ndjekjen e proceseve të prodhimit, inventarizimit, verifikimit, magazinimit dhe nxjerrjes jashtë përdorimit të tyre, në bashkëpunim me departamentet dhe njësitë përgjegjëse përkatëse.
· Përgjegjës për koordinimin dhe ndjekjen e proceseve të komunikimit me rrjetin e degëve dhe ATM-ve, duke siguruar shpërndarjen, implementimin dhe ekspozimin korrekt të materialeve të marketingut retail. Garanton që të gjitha materialet promovuese dhe të komunikimit të jenë të disponueshme, të vendosura sipas standardeve të përcaktuara, në gjendje optimale dhe në sasinë e duhur në të gjitha pikat e rrjetit.
· Përgjegjës për menaxhimin dhe monitorimin e programeve të sponsorizimit dhe aktiviteteve të CSR-së së bankës, duke siguruar përgatitjen e dokumentacionit kontraktual, zbatimin efektiv të aktiviteteve të miratuara, realizimin cilësor dhe në kohë të tyre, raportimin periodik të progresit dhe hartimin e raporteve vlerësuese pas përfundimit të aktiviteteve.
· Përgjegjës për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e platformës së intranetit, përfshirë modulet dhe përmbajtjen e saj, duke garantuar që informacioni të jetë i përditësuar, i saktë, i aksesueshëm dhe i shpërndarë në mënyrë efektive tek punonjësit, në përputhje me nevojat e komunikimit të brendshëm të bankës.
· Përgjegjës për koordinimin dhe monitorimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit me palët e treta dhe furnitorët, duke siguruar komunikim efektiv, zbatim të marrëveshjeve dhe përmbushjen e standardeve të cilësisë dhe afateve të përcaktuara.
· Përgjegjës për administrimin, përditësimin dhe komunikimin e kushteve të punës së produkteve dhe shërbimeve të bankës, duke garantuar saktësinë e përmbajtjes, ruajtjen e duhur të dokumentacionit dhe përputhshmërinë e plotë me kërkesat rregullatore dhe udhëzimet e Bankës Qendrore.
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar në adresën e email-it
recruitment@otpbank.al .
Ju lutem vini re që vetëm kandidatët që përmbushin kriteret bazë do të kontaktohen.
**Afati i fundit i aplikimeve është data 3 Nentor 2026.**