Duke ngarkuar...

Senior Cost Engineer

Farebau Albania

/job-details/12017

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
**FareBau Albania**
është në kërkim të një
**Inxhinieri/e Preventivues/e (Kostoist/e)**
me përvojë në hartimin e preventivave dhe përllogaritjen e kostove në projektet e ndërtimit. Kandidati ideal duhet të ketë aftësi analitike, njohuri të mira teknike dhe ekonomike, si edhe përvojë në analizimin e çmimeve, llogaritjen e sasive dhe përgatitjen e dokumentacionit tekniko-ekonomik, duke kontribuar në planifikimin dhe realizimin efikas të projekteve.

**Detyrat**

- Harton preventivat dhe përllogarit kostot për projektet e ndërtimit.
- Përgatit sasitë e punimeve bazuar në projektet teknike dhe dokumentacionin përkatës.
- Analizon projektet dhe verifikon përputhshmërinë ndërmjet vizatimeve, specifikimeve teknike dhe preventivave.
- Përgatit analizat e çmimeve për zërat e punimeve, materialeve dhe fuqisë punëtore.
- Përditëson preventivat sipas ndryshimeve të projektit dhe kërkesave teknike.
- Bashkëpunon me projektuesit, inxhinierët e zbatimit dhe departamentet e tjera për sigurimin e saktësisë së të dhënave.
- Përgatit vlerësime paraprake të kostove për projekte të reja.
- Merr pjesë në përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe ekonomik.
- Kontrollon dhe krahason sasitë e realizuara me ato të parashikuara në preventiv.
- Arkivon dhe administron dokumentacionin teknik dhe ekonomik të projekteve.

**Kualifikimet**

- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi, Inxhinieri Ekonomike.
- Minimumi 5 vite përvojë në hartimin e preventivave dhe përllogaritjen e kostove në sektorin e ndërtimit.
- Njohuri në leximin e projekteve teknike, përgatitjen e analizave të çmimeve, llogaritjen e sasive dhe përdorimin e Microsoft Office (veçanërisht Excel) dhe programeve profesionale të preventivimit.
- Njohuri mbi legjislacionin dhe standardet teknike të ndërtimit, analizën e tregut, monitorimin e kostove dhe kontrollin e situacioneve të punimeve.
- Aftësi shumë të mira analitike, organizative, komunikimi, bashkëpunimi në grup dhe menaxhimi të afateve.
- Përvoja në projekte civile, industriale ose infrastrukturore përbën avantazh.

*\*Të gjithë kandidatët e përzgjedhur pas shqyrtimit të CV-ve do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.\**

*\*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.\**

**Si të aplikoni**

Ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit
**HR@farebau.ch**
ose nëpërmjet LinkedIn.