Duke ngarkuar...

Arkitekt (Orion shpk)

Ecommerce-Albania

/job-details/12015

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
**Pozicioni:**
Arkitekt/e

**Vendndodhja:**
Zyrat Qendrore OBC

**Qëllimi i Pozicionit**

**Arkitekti është përgjegjës për hartimin, koordinimin dhe ndjekjen e projekteve arkitektonike gjatë të gjitha fazave të zhvillimit dhe zbatimit të tyre, duke siguruar përputhshmërinë me kërkesat funksionale, teknike, estetike dhe ligjore. Pozicioni kontribuon në realizimin me sukses të projekteve të kompanisë, duke garantuar koordinimin efektiv me disiplinat e tjera të projektimit, cilësinë e dokumentacionit teknik dhe zbatimin korrekt të projektit në kantier.**

**Detyrat**

- Udhëheq projektin dhe fazat e planifikimit të Projekteve Arkitektonike dhe Komplekse.
- Koordinon mbarëvajtjen e Projektit Arkitektonik në përputhje me Projektin Konstruktiv dhe MEP dhe mbikqyr në vazhdimësi bashkërendimin e tyre për realizimin e projektit definitive që tëgarantohen qëllimet dhe objektivat e Projektit.
- Konsultohet me Eprorin për vendimet e nevojshme gjatë hartimit të projektit.
- Siguron përputhjen me rregulloret në fuqi dhe standartet e planifikimit.
- Realizon vizatimet për projekt-zbatim duke implementuar dhe integruar saktë projektet teknike (mekanik, elektrik dhe konstruktiv) me Projektin Arkitektonik.
- Realizon vizatimin e të gjitha detajeve të projektit duke marrë konsultat e nevojshme me stafin teknik dhe nënkontraktorët apo furnitorët.
- Suporton eprorin në takime me institucionet për ta pasur projektin sipas komenteve dhe të pëputhshëm sipas kërkesave të institucioneve
- Në bashkëpunim me Departamentin Teknik, harton dokumentacionin e nevojshëm (vizatime, llogaritje sasish dhe specifikime teknike) për proçesin e tenderimit të punimeve si dhe kujdeset që projketi te realizohet në përputhje dhe efektivitet me parashikimet e kohës dhe buxhetit.
- Realizon projektin Arkitektonik "As-Built". Jep inputet e tij për departamentet paralele.
- Mbikqyr punën e arkitekteve Junior dhe Graphic Desing në përputhje me kerkesat e Projektit.
- Levron materialet e projektit ne Departamentin Marketing-Shitje në lidhje me komunikimin e produktit dhe siguron informacionin e nevojshëm grafik.
- Koordinon ndryshimet përkatëse në projektet instalatore dhe bën vlerësimin e preventivave për ndryshime në bashkëpunim me Departamentin Teknik.
- Bën kontrolle të vazhdueshme në kantier për të kontrolluar ecurinë, cilësinë dhe përputhsmërinë e zbatimit me projektin dhe raporton tek Eprori.
- Realizon albumin e shitjes së njësive dhe e kontrollon/azhornon në mënyrë të vazhdueshme.

**Kualifikimet**

- Të ketë përfunduar Studimet e Larta për Arkitekturë (Bachelor + Master).
- Të ketë minimalisht 5 vite eksperiencë pune, preferohet në kompani ndërtimi.
- Të ketë eksperiencë në projektimin dhe ndjekjen e Projekteve Komplekse dhe Polifunksionale.
- Të zotërojë shumë mirë programin AutoCAD dhe programet e përpunimit grafik.
- Të ketë njohje dhe të përdorë programin Revit.
- Njohje e mirë e gjuhës angleze dhe italiane.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup.

**“ORION Shpk”**
, i mbledh dhe administron aplikimet dhe CV nëpërmjet emailit zyrtar
**hr@orion.al**
, nga ana juaj si kandidatë, me pëlqimin tuaj të shprehur qartë, si dhe në përputhje me legjislacionin e mbrojtjes së të dhënave personale (Ligji nr.124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”). Të dhënat tuaja personale do të përpunohen vetëm për qëllime të procedurës së përzgjedhjes së kandidatit të përshtatshëm për pozicionin e punës.

Të dhënat tuaja personale (në cilësinë e kandidatit për punë), do të përpunohen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, dhe Udhëzimin nr. 42, datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”, miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe Rregulloren e brendshme për mbrojtjen e të dhënave personale (miratuar nga “ORION Shpk”). Kjo vlen veçanërisht për parimet e mbrojtjes së të dhënave, kriteret ligjore të përpunimit, konfidencialitetin dhe sigurinë e të dhënave personale. Të dhënat tuaja aksesohen vetëm nga Departamenti i Burimeve Njerëzore, te cilat kane detyrimin për konfidencialitet. Çdo kandidat, gëzon dhe mund të kërkojë ushtrimin e të drejtave të tij ligjore lidhur me të dhënat e tij personale (e drejta e aksesit, ankimit, korrigjimit, fshirjes, kundërshtimit, etj parashikuar në ligj). Të dhënat e kandidatëve jo fitues do të fshihen ose shkatërrohen në momentin e përzgjedhjes së fituesit. Nëse kandidati ka ndonjë pyetje ose kërkesë në lidhje me përpunimin e të dhënave të tij personale, ai duhet t'i drejtohet “ORION Shpk”, në adresën e emailit hr@orion.al. N
**j**
ë inofmracion më të zgjeruar do të gjeni në “Politikën e Privatësisë” të publikuar në faqen tonë web: https://www.orion.al/.