Duke ngarkuar...

Menaxhere Klinike Dentare

OMNES agency

/job-details/11886

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
OMNES, n
ë emër të një klienti është në kërkim të një Menaxhere klinike.

📍
**Vendndodhja:**

Bulevardi Zogu I, Galeria përballë Mon Amour, kati i dytë, Tiranë.

🕒
**Orari i punës:**

- E hënë – E premte: 08:30–17:00
- E shtunë: 09:00–14:00, një herë në muaj

**Përgjegjësitë kryesore**

- Koordinimi dhe mbikëqyrja e proceseve të përditshme të punës në klinikë.
- Menaxhimi i stafit, organizimi i orareve të punës dhe planifikimi i pushimeve.
- Koordinimi i komunikimit me agjencinë e marketingut dhe partnerët e jashtëm.
- Monitorimi i cilësisë së shërbimit dhe sigurimi i mbarëvajtjes së aktivitetit të klinikës.
- Menaxhimi i komunikimit me klientët dhe trajtimi profesional i ankesave apo pakënaqësive.
- Koordinimi ndërmjet stafit dhe departamenteve për të siguruar një proces pune sa më efikas.
- Identifikimi i problematikave dhe propozimi i zgjidhjeve për përmirësimin e shërbimit.

**Kriteret e kërkuara**

- Eksperiencë e mëparshme në menaxhim, koordinim ose administrim, preferohet në klinika apo struktura shërbimi.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës italiane, minimumi niveli B2; niveli C1 përbën avantazh.
- Aftësi të mira drejtuese dhe organizative.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe menaxhimi të marrëdhënieve me klientët.
- Aftësi për të zgjidhur problematika dhe për të menaxhuar situata të ndryshme me profesionalizëm.
- Përgjegjshmëri, iniciativë dhe orientim drejt cilësisë së shërbimit.

**Çfarë ofron kompania?**

- Pagë mujore e k
ënaqshme në bazë eksperiencës.
- Mundësi për të marrë përgjegjësi drejtuese dhe për të kontribuar në zhvillimin e klinikës.
- Ambient profesional dhe rol me ndikim të drejtpërdrejtë në organizimin dhe cilësinë e shërbimit.