Duke ngarkuar...

Senior Analist i Qendrës së Operacioneve të Sigurisë

OTP Bank Albania

/job-details/11730

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
**Pozicioni**
– Senior Analist i Qëndrës së Operacioneve të Sigurisë

**Departamenti**
– Sigurise

Senior analisti i Qendrës së Operacioneve të Sigurisë (SOC) udhëheq aktivitetet e avancuara të zbulimit, hetimit dhe reagimit ndaj kërcënimeve në të gjithë ekosistemin e sigurisë kibernetike. Ky rol është teknik dhe praktik, përgjegjës për identifikimin, analizimin dhe uljen e rrezikut që vjen nga kërcënimet e sofistikuara të sigurisë, si dhe ndihmon në maturimin e proceseve të SOC-ut, mjeteve dhe kapaciteteve të zbulimit.

Senior analist i SOC-ut ka përvojë të zgjeruar në punën me SIEM, NDR, XDR, EDR dhe platforma të tjera të sigurisë, dhe mund të veprojnë si pikë përshkallëzimi teknik gjatë incidenteve.

**Objektiva kryesore:**

- Siguron një nivel të lartë të mbrojtjes kibernetike të Bankës, përmes zbulimit, analizimit dhe neutralizimit në kohë të kërcënimeve të avancuara dhe incidenteve komplekse të sigurisë;
- Minimizon ndikimin operacional të incidenteve të sigurisë, duke mundësuar reagim të shpejtë, të koordinuar dhe efektiv nga identifikimi deri në rikuperim;
- Rrit maturitetin operacional të SOC-ut, duke përmirësuar vazhdimisht kapacitetet e zbulimit, proceset e reagimit dhe efikasitetin e mjeteve të sigurisë;
- Përmirëson cilësinë dhe besueshmërinë e sinjaleve të sigurisë, përmes reduktimit të false positives dhe rritjes së saktësisë së alarmeve dhe use case-eve të zbulimit;
- Identifikon në mënyrë proaktive kërcënime të fshehta dhe rreziqe emergjente, përpara se ato të materializohen në incidente me ndikim të lartë;
- Kontribuon në uljen e rrezikut afatgjatë të sigurisë, duke adresuar shkaqet e incidenteve;
- Siguron vazhdimësi dhe stabilitet në operacionet e SOC-ut, duke vepruar si referencë teknike dhe pikë kyçe përshkallëzimi për incidentet kritike;
- Mbështet përputhshmërinë me politikat e brendshme, standardet e sigurisë dhe kërkesat rregullatore, përmes praktikave të strukturuara të reagimit ndaj incidenteve, monitorimit dhe dokumentimit;
- Rrit besueshmërinë dhe efektivitetin e funksionit të sigurisë, duke ofruar analiza të qarta, vendimmarrje të informuar dhe rekomandime të zbatueshme për menaxhimin e rrezikut.

**Detyrat dhe pergjegjesite kryesore:**

- Udhëheq hetimin dhe reagimin ndaj incidenteve komplekse të sigurisë në endpoint-e, rrjete, platformat cloud;
- Vepron si pikë përshkallëzimi për analistët SOC të Nivelit 1 dhe Nivelit 2;
- Kryen threat hunting të avancuar duke përdorur platforma SIEM, NDR, XDR, EDR dhe analiza log-esh;
- Zhvillon, optimizon dhe mirëmban rregulla zbulimi, alarme, dashboard-e dhe use case-e për të reduktuar false positive dhe për të rritur vizibilitetin;
- Analizon aktivitete keqdashëse, përfshirë malware, phishing, lateral movement, command-and-control dhe eksfiltrim të të dhënave;
- Kryen lidhjen (correlate) e të dhënave nga disa platforma sigurie për të identifikuar sulme të fshehta ose me shumë faza (multi-stage attacks);
- Mbështet përpjekjet për përmbajtjen (containment), eliminimin dhe rikuperimin nga incidentet në bashkëpunim me ekipet e IT;
- Kontribuon në runbook-e, playbook-e dhe procedura të reagimit ndaj incidenteve të SOC-ut;
- Ofron analiza pas-incidentit, vlerësime të shkakut (root cause analysis) dhe rekomandime për përmirësim;
- Qëndron i/e përditësuar me kërcënimet e reja, teknikat e sulmuesve (MITRE ATT&CK) dhe trendet e sigurisë;
- Ndihmon në onboarding, integrimin dhe optimizimin e mjeteve dhe teknologjive të reja të sigurisë;
- Mbështet iniciativat e qeverisjes së sigurisë duke siguruar që aktivitetet e reagimit ndaj incidenteve, log-imi dhe monitorimi të përputhen me politikat e brendshme, kërkesat rregullatore dhe standardet e sigurisë.

**Kualifikimi i kërkuar:**

- Diplomë universitare në Shkenca Kompjuterike, Informatikë, Inxhinieri elektronike, Siguri e Informacionit;
- 3+ vite eksperiencë në operacione të sigurisë kibernetike, reagim ndaj incidenteve ose zbulim kërcënimesh;
- Njohuri praktike me platforma SIEM (p.sh. Splunk, Sentinel, QRadar, Elastic);
- Njohuri praktike me platforma EDR/XDR (p.sh. CrowdStrike, Defender, Sentinel, Palo Alto, etj.);
- Përvojë me platforma Network Detection & Response (NDR) dhe analizë të trafikut të rrjetit;
- Njohuri solide të teknikave të sulmit, sjelljes së malware-it dhe taktikave të aktorëve të kërcënimit;
- Përvojë në analizimin e log-eve nga endpoint-e, firewall-e, proxy, sisteme identiteti dhe platforma cloud;
- Njohuri të forta të TCP/IP, DNS, HTTP/S dhe arkitekturave tipike të sistemeve bankare;
- Përvojë në përdorimin e framework-eve si MITRE ATT&CK, NIST ose SANS.

**Kualifikime të preferuara:**

- Certifikime sigurie si GCIA, GCED, GCIH ose ekuivalente;
- Përvojë në monitorimin e sigurisë në cloud;
- Eksperiencë me platformat SOAR dhe workflow-ve të automatizimit;
- Përvojë në mbështetjen e operacioneve SOC 24/7 ose reagim ndaj incidenteve on-call.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar në adresën e email-it recruitment@otpbank.al. Ju lutem vini re që vetëm kandidatët qe do të shortlistohen, do të kontaktohen.

Afati i fundit i aplikimeve është
**23.10.2026**
.