Specialist i Sigurimit Bankar (Bancassurance)
ProCredit Bank Albania
/job-details/11601
ProCredit Bank po kërkon të rekrutojë një
**Specialist të Sigurimit Bankar (Bancassurance)**
, i cili do të kontribuojë në zhvillimin e aktivitetit të sigurimeve në bankë përmes menaxhimit të partneriteteve me kompanitë e sigurimit, zhvillimit të produkteve dhe mbështetjes së rrjetit të degëve. Në këtë rol, ju do të luani një rol kyç në identifikimin e mundësive të reja të biznesit, rritjen e performancës së portofolit dhe ofrimin e zgjidhjeve me vlerë të shtuar për klientët tanë.
**Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:**
- Menaxhon dhe zhvillon marrëdhëniet me kompanitë partnere të sigurimit.
- Koordinon iniciativa dhe aktivitete të përbashkëta ndërmjet Bankës dhe partnerëve të sigurimit.
- Kontribuon në zhvillimin dhe përmirësimin e produkteve të sigurimit në përputhje me nevojat e klientëve dhe objektivat e biznesit.
- Mbështet promovimin dhe shitjen e produkteve të sigurimit përmes rrjetit të degëve.
- Ofron trajnime dhe asistencë për stafin lidhur me produktet dhe proceset e sigurimit.
- Monitoron performancën e aktivitetit të bancassurance dhe identifikon mundësi për rritje dhe përmirësim.
- Përgatit analiza dhe raporte periodike mbi rezultatet dhe zhvillimin e portofolit.
- Siguron përputhshmërinë me kërkesat ligjore, rregullatore dhe standardet e cilësisë së Bankës.
**Kualifikimet e nevojshme:**
- Diplomë universitare në Ekonomi, Financë, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë mbi 3 vite në sigurim bankar (bancassurance) në sektorin bankar ose të sigurimeve.
- Njohuri të tregut të sigurimeve dhe produkteve financiare përbëjnë avantazh.
**Aftësitë:**
- Aftësi të forta komunikimi dhe negocimi.
- Aftësi për ndërtimin dhe menaxhimin e marrëdhënieve me partnerët dhe palët e interesit.
- Aftësi organizative dhe koordinuese.
- Mendim analitik dhe orientim drejt rezultateve.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe paketës Microsoft Office.
- Nëse jeni të interesuar për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj të përditësuar dhe një Letër Motivimi, deri më
**22.10.2026**
, në adresën:
**burime.njerezore@procredit-group.al**
*Ju lutemi vini re: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore, ProCredit Bank.
ProCredit Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështëtur në Ligjin Nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikantëve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentët e tjera të paraqitura nga ata.
ProCredit Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe tëknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon ProCredit Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitëtin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë ProCredit Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në adresën e emailit të Burimeve Njerëzore të ProCredit Bank sh.a burime.njerezore@procredit-group.com*