𝗧&𝗫𝗛 𝘀𝗵.𝗽.𝗸. 𝗸𝗲𝗿𝗸𝗼𝗻 𝗘𝗸𝗼𝗻𝗼𝗺𝗶𝘀𝘁𝗲
📍 𝗧𝗶𝗿𝗮𝗻𝗲̈ · 𝗠𝗲 𝗸𝗼𝗵𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗹𝗼𝘁𝗲̈
T&XH sh.p.k. po zgjeron ekipin dhe kërkon një 𝗘𝗸𝗼𝗻𝗼𝗺𝗶𝘀𝘁𝗲 𝗺𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗮𝗸𝘁𝗲̈𝗻 𝟮 𝘃𝗶𝘁𝗲 𝗽𝗲̈𝗿𝘃𝗼𝗷𝗲̈ 𝗽𝘂𝗻𝗲.
Në këtë rol do të mbështesni departamentin e financës në regjistrimet kontabël, rakordimet dhe monitorimin e kostove në kantiere. Do të punoni në projekte ndërtimi private dhe publike, brenda një ekipi profesional dhe në rritje.
𝗣𝗘̈𝗥𝗚𝗝𝗘𝗚𝗝𝗘̈𝗦𝗜𝗧𝗘̈
▪️ Regjistrimi i faturave të shitjes dhe të blerjes, si dhe i lëvizjeve të arkës dhe të bankës
▪️ Mbajtja dhe rakordimi i orëve të punës
▪️ Monitorimi i gjendjes dhe i konsumit të karburantit
▪️ Rakordimi me inxhinierët i raportimeve të hyrjeve dhe daljeve nga kantieret, si dhe i çdo shpenzimi të kryer në terren
▪️ Rakordimet me furnitorët dhe me klientët
▪️ Rakordimi me përgjegjësen e financës i të dhënave të platformës
▪️ Raportimi i problematikave dhe i mbarëvajtjes së punës
▪️ Asistimi në çdo proces të nevojshëm brenda departamentit, sipas fluksit të punës
𝗞𝗘̈𝗥𝗞𝗘𝗦𝗔𝗧
▪️ Diplomë Bachelor ose Master në Ekonomi, Financë ose Kontabilitet
▪️ Minimumi 2 vite përvojë pune në një pozicion të ngjashëm
▪️ Përdorim i programeve financiare (kryesisht Financa 5) dhe i Excel-it
▪️ Qasje e orientuar drejt zgjidhjes së problematikave dhe bashkëpunimit për mbarëvajtjen e punës
▪️ Saktësi, organizim dhe aftësi për të punuar me afate
𝗣𝗘̈𝗥𝗕𝗘̈𝗡 𝗔𝗩𝗔𝗡𝗧𝗔𝗭𝗛
▪️ Njohuri të mira të kontabilizimeve mujore dhe të llogaritjes së kostove të importit
𝗖̧𝗙𝗔𝗥𝗘̈ 𝗢𝗙𝗥𝗢𝗝𝗠𝗘̈
▪️ Kontratë pune të qëndrueshme dhe pagë konkurruese
▪️ Ambient pune profesional dhe bashkëpunues
▪️ Mundësi zhvillimi profesional brenda kompanisë
𝗦𝗜 𝗧𝗘̈ 𝗔𝗣𝗟𝗜𝗞𝗢𝗡𝗜
Dërgoni CV-në në marketing@txh-shpk.com me subjekt “Aplikim – Ekonomiste”, deri më 15 nëntor 2026.
- Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.