Duke ngarkuar...

Ndihmes Ekonomiste (Arketare)

Smart Home Albania

/job-details/11553

Tirana
full_time
Publikuar Sot
JUNIOR ECONOMIST (ARKËTARE)

Kërkojmë një person të organizuar, të saktë dhe të përgjegjshëm, me njohuri bazë në financë dhe kontabilitet, eksperiencë në arkë ose faturim dhe dëshirë për t’u zhvilluar profesionalisht në fushën e financës.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE

- Kryerja e arkëtimeve nga klientët në cash, kartë ose transfertë bankare.

- Lëshimi i faturave të shitjes dhe kryerja e procesit të fiskalizimit.

- Kontrolli i përputhjes ndërmjet porosive, faturave dhe pagesave të klientëve.

- Menaxhimi i arkës dhe kryerja e rakordimeve ditore.

- Regjistrimi dhe ndjekja e parapagimeve dhe pagesave të klientëve.

- Hapja dhe administrimi i llogarive të klientëve në sistem.

- Kryerja dhe dokumentimi i pagesave cash ndaj furnitorëve, sipas procedurave të kompanisë.

- Administrimi dhe arkivimi i dokumentacionit financiar.

- Koordinimi me ekipin e shitjeve për faturimin dhe statusin e pagesave.

- Bashkëpunimi me Departamentin e Financës për rakordime, kontrolle dhe detyra të tjera financiare.

KRITERET E KËRKUARA

- Arsim i lartë në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.

- Eksperiencë e mëparshme në arkë, faturim ose pozicione të ngjashme.

- Njohuri bazë në financë dhe kontabilitet.

- Njohuri praktike të faturimit dhe fiskalizimit.

- Aftësi të mira në përdorimin e Microsoft Excel.

- Eksperiencë në përdorimin e programit Financa 5.

- Saktësi në veprimet me vlera monetare dhe dokumentacionin financiar.

- Organizim, përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi të mira komunikimi.

- Gatishmëri për të mësuar dhe për të marrë përgjegjësi të reja.

ÇFARË OFROJMË

- Mundësi për të zgjeruar eksperiencën përtej arkëtimeve dhe faturimit.

- Trajnim dhe mbështetje nga ekipi i Financës.

- Përfshirje graduale në procese të ndryshme financiare dhe kontabël.

- Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje brenda kompanisë.

- Ambient pune bashkëpunues dhe profesional.

PROCESI I PËRZGJEDHJES

Kandidatët do t’i nënshtrohen një testi paraprak praktik për të vlerësuar njohuritë dhe aftësitë në përdorimin e Microsoft Excel dhe programit Financa 5, përpara fazës së intervistës.

APLIKIMI

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre, duke specifikuar pozicionin “Junior Economist (Arkëtare)” në subjektin e emailit.