Duke ngarkuar...

Magazinier/e

MBM PORT

/job-details/11491

Durrës, Durres
full_time
Publikuar Sot
Shoqëria Koncesionare “Porti MBM shpall vakant pozicionin “Magazinier/e”

**DETYRA SPECIFIKE**

- Është përgjegjës për kontrollin dhe mirëbajtjen e inventarit të magazinës
- Pranon dhe kontrollon mallrat, materialet dhe pajisjet që hyjnë në magazinë
- Regjistron hyrjet dhe daljet në sistem dhe administron dokumentacionin përkatës
- Organizon, sistemon dhe ruan materialet në magazinë sipas rregullave dhe procedurave të kompanisë
- Kontrollon gjendjen dhe sasinë e inventarit dhe kryen inventarizime periodike
- Dorëzon materialet sipas kërkesave dhe autorizimeve të sektorëve përkatës
- Bashkëpunon me financën dhe departamentet e tjera për rakordimin e stokut fizik me regjistrimet në sistem
- Monitoron nevojat për furnizim dhe raporton mungesat, dëmtimet ose parregullsitë
- Kujdeset për pastërtinë, organizimin dhe sigurinë e ambienteve të magazinës
- Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga eprori.

**AFTËSI DHE KUALIFIKIME**

- Preferohet të ketë Diplomë e arsimit te lartë në Ekonomi
- Preferohet +5 vjet eksperience të ngjashme pune
- Preferohet njohja dhe përdorimi i programeve ERP, veçanërisht Microsoft Dynamics 365 Business Central (NAVISION)
- Eksperiencë në identifikimin dhe administrimin e pjesëve të këmbimit për makineri të rënda
- Njohuri të mira në menaxhimin dhe kontrollin e inventarit

Ftohen të gjithë të interesuarit të aplikojnë nëpërmjet emailit:

**info@portimbm.al**
**,**

Afati për njoftimin e aplikimeve është data

31.10.2026

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”*