Finance Specialist
Albanian Financial Institution (AFI)
/job-details/11258
**DUA Kredi po rekruton: Specialist/e Finance dhe Kontabiliteti | Tiranë**
DUA Kredi (Albanian Financial Institution sh.p.k.) është institucion mikrofinance i liçencuar nga Banka e Shqipërisë dhe pjesë e grupit Union Bank. Po zgjerojmë ekipin e Financës dhe kërkojmë një profesionist/e të saktë dhe të organizuar.
**Përgjegjësitë kryesore**
- Përgatitja dhe regjistrimi i veprimeve kontabël në sistem, me dokumentacion mbështetës të plotë.
- Kontrolli i faturave të furnitorëve dhe përgatitja e dosjeve të pagesës dhe e urdhërpagesave për miratim.
- Rakordimet mujore: bankat, kanalet e arkëtimit, furnitorët, pagat dhe aktivet afatgjata.
- Raporti ditor i likuiditetit dhe kontributi në parashikimin e flukseve monetare.
- Mbështetje në mbylljen mujore dhe vjetore të periudhës.
- Llogaritja e provigjoneve sipas kërkesave të Bankës së Shqipërisë dhe rakordimi me librin kryesor.
- Përgatitja e draftit të raportimeve tremujore në Bankën e Shqipërisë (SRU) dhe kontrollet e rakordimit.
- Llogaritja e listëpagesës dhe deklarimet tatimore në e-Filing: pagat, TVSH-ja (përfshirë autongarkesën), tatimi në burim.
- Mbajtja e regjistrit të faturave dhe e regjistrit të aktiveve, si dhe llogaritja e amortizimit.
- Arkivimi i evidencave dhe mbështetja e auditimit të jashtëm dhe të brendshëm.
**Kërkesat**
- Diplomë Bachelor ose Master në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi.
- [2–4] vjet përvojë në kontabilitet. Përvoja në bankë, institucion mikrofinance ose firmë auditimi është avantazh i fortë.
- Njohuri të mira të legjislacionit tatimor shqiptar dhe të procedurave në e-Filing.
- Njohuri të SNRF-ve (IFRS). Njohja e rregulloreve të Bankës së Shqipërisë për subjektet financiare jobanka është avantazh.
- Excel në nivel të avancuar (formula, tabela pivot, rakordime). Përvoja me sisteme ERP/kontabiliteti është e preferueshme.
- Anglisht në nivel të mirë, të paktën B2.
- Saktësi, integritet, aftësi për të respektuar afate dhe për të punuar në ekip të vogël.
**Çfarë ofrojmë**
- Punë në një institucion financiar në rritje, pjesë e një grupi bankar.
- Paketë konkurruese pagash dhe mundësi zhvillimi profesional.
- Ambient pune profesional në qendër të Tiranës.