Duke ngarkuar...

Video Editor (Arketing)

Retail Albania

/job-details/11246

Tirana
full_time
Publikuar Sot
**Arketing**
është një agjenci marketingu performance me bazë në Tiranë, me më shumë se gjashtë vite eksperiencë në gjenerimin e rezultateve me ndikim për klientët tanë. Të specializuar në Meta Advertising, ne gjithashtu ofrojmë një sërë shërbimesh përfshirë Graphic Design, Menaxhimin e Rrjeteve Sociale, Zhvillimin e Uebfaqeve, Xhirimin dhe Montazhin e Videove.

Jemi një ekip i vogël por dinamik, i përkushtuar për të ndihmuar bizneset e vegjël dhe të mesme të rriten, dhe po kërkojmë një Video Editor/e të talentuar për video të shkurtra (Short-Form) që t'i bashkohet ekipit tonë.

**Çfarë po kërkojmë:**

Kërkojmë një profesionist/e kreativ/e dhe me vëmendje ndaj detajeve, i/e cila specializohet në short-form content për mediat sociale. Ju kuptoni përbërësit kyç të një videoje të suksesshme "hooks" (kapjen e vëmendjes), përmbajtjen me vlerë dhe CTA-të bindëse, si dhe jeni të aftë në krijimin e videove që ndihmojnë pronarët e bizneseve të promovojnë dhe shesin shërbimet e tyre. Idealisht, keni gjithashtu njohuri në video shooting dhe njohuri bazë në "color grading".

**Pagesa:**

- **80,000 - 100,000 lekë neto**

**Përgjegjësitë**
:

- Të editoni short form videos për biznese në industri të ndryshme, të optimizuara për platformat e mediave sociale.
- Të bashkëpunoni me Menaxheren e Rrjeteve Sociale për të prodhuar dhe edituar video të shkurtra për klientë në industri të ndryshme si Real Estate, E-commerce, Klinika Turizmi Dentar, Hotele, Restorante etj.
- Të siguroheni që të gjitha videot të jenë në përputhje me brandin dhe të dorëzohen në kohë.

**Kërkesat:**

- Minimumi 2 vite eksperiencë në video editing tools si: Adobe Premiere Pro, DaVinci ose AfterEffects (jo CapCut).
- Njohuri të strukturës së videove të shkurtra, përfshirë hooks, value delivery dhe CTA-të.
- Njohuri të platformës Higgsfield.ai (përbën avantazh).
- Aftësi organizative dhe precize në punë.
- Përkushtim ndaj konsistencës dhe respektimi i afateve.
- Entuziast/e për rritje personale dhe profesionale.
- Të ketë komunikim të mirë dhe dëshirë për punë në skuadër.

**Pse të na bashkoheni?**

- Bëhuni pjesë e një ekipi pasionant dhe inovativ.
- Punoni në një mjedis mbështetës që vlerëson kreativitetin dhe rritjen.
- Mbulojmë shpenzimet e kurseve për të mbështetur zhvillimin tuaj të vazhdueshëm profesional.
- 20 ditë leje vjetore të paguar për çdo vit kalendarik.
- Festat zyrtare pushim.

Nëse jeni gati të bëni një ndikim me aftësitë tuaja në editimin e videove, ju mirëpresim.