Duke ngarkuar...

Specialist GIS (Sistemet e Informacionit Gjeografik) Key Service

Retail Albania

/job-details/11087

Tirana
full_time
Publikuar Sot
**Key Service sh.p.k.**
është një kompani shërbimesh profesionale e përkushtuar në ofrimin e zgjidhjeve me cilësi të lartë për klientë ndërkombëtarë në industri të ndryshme. Ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh, të specializuara në
**GIS, CRM dhe Aplikacione Web**
. Të përkushtuar ndaj nxitjes së inovacionit, përmirësimit të proceseve dhe shfrytëzimit të teknologjisë më të fundit, ne mbështesim suksesin e klientëve tanë duke u dhënë zgjidhje sfidave komplekse.

Ky është një pozicion pune me orar të plotë, në zyrat tona në Tiranë, për një
**Specialist GIS (Sistemet e Informacionit Gjeografik)**
.

**Specialisti GIS do të jetë përgjegjës për:**

- Analizimin e të dhënave hapësinore dhe menaxhimin e bazave të të dhënave gjeohapësinore.
- Krijimin e hartave dhe vizualizimeve gjeografike.
- Mirëmbajtjen dhe analizën e grupeve të të dhënave GIS, si dhe zbatimin e zgjidhjeve të të dhënave gjeografike për projekte të ndryshme.
- Bashkëpunimin me ekipe ndërfunksionale për të siguruar përdorimin e saktë dhe efikas të informacionit gjeohapësinor.

**Kualifikimet**

- **Aftësi të larta**
në Sistemet e Informacionit Gjeografik (GIS) dhe në analizën e të dhënave gjeohapësinore.
- **Përvojë**
në krijimin e hartave dhe përdorimin e mjetetve të vizualizimit.
- **Aftësi në menaxhimin e të dhënave**
dhe aftësi për të organizuar me efikasitet grupe të mëdha të dhënash (datasets).
- **Aftësi të shkëlqyera analitike**
dhe vëmendje ndaj detajeve.
- **Aftësi të forta në zgjidhjen e problemeve**
dhe zotërim i softuerëve përkatës.
- **Njohje e parimeve të kartografisë**
dhe standardeve të të dhënave gjeohapësinore.
- **Diplomë Universitare**
në Inxhinieri Gjeoinformatikë, Gjeodezi, Gjeomatikë, Gjeografi.
- **Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi**
, me mundësi për të punuar në ambientet e zyrës (on-site) me ekipin.

**Kushtet e Punës & Përfitimet:**

- **Orari i punës:**
08:00 – 16:00
- **Ditët e punës:**
E hënë – E premte