Duke ngarkuar...

Project Manager

Master IT Business Solutions

/job-details/11005

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
Master IT kërkon të zgjerojë ekipin me një Project Leader, përgjegjës për drejtimin dhe menaxhimin e projekteve të implementimit ERP, nga nisja deri në Go-Live dhe mbylljen e suksesshme të projektit.

Kërkesat e detyrueshme

• Eksperiencë e mëparshme në menaxhimin e projekteve.

• Eksperiencë konkrete në planifikimin, koordinimin dhe përfundimin e projekteve me afate dhe objektiva të përcaktuara.

• Diplomë universitare në Administrim Biznesi ose Financë.

• Njohuri shumë të mira praktike në procese biznesi dhe/ose financë/kontabilitet.

• Aftësi shumë të mira në menaxhimin e afateve, prioriteteve, burimeve dhe riskut të projektit.

• Aftësi për të drejtuar ekipin, për të deleguar dhe për të kërkuar realizimin e detyrave brenda afateve.

• Komunikim dhe aftësi shumë të mira në menaxhimin e marrëdhënieve me klientët.

• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

• Eksperienca me ERP/Odoo ose projekte të implementimit software përbën avantazh të rëndësishëm.

Përgjegjësitë kryesore

• Planifikimi dhe drejtimi i projekteve të implementimit ERP.

• Koordinimi i Business Analysts, Developers dhe palëve të përfshira në projekt.

• Monitorimi i vazhdueshëm i progresit, afateve dhe deliverables.

• Menaxhimi i komunikimit, kërkesave dhe prioriteteve me klientin.

• Identifikimi dhe adresimi në kohë i problematikave dhe vonesave.

• Sigurimi që projekti arrin Go-Live dhe mbyllet sipas objektivave dhe afateve të përcaktuara.

🎯 Kërkojmë një profil kërkues, të strukturuar, me aftësi drejtuese dhe shumë të orientuar drejt rezultateve, afateve dhe përfundimit të projekteve.