Duke ngarkuar...

Medical Sales Representative

Quality Pharma Albania

/job-details/10935

Pristina, District of Pristina
full_time
Publikuar 1 dite me pare
📢
**QUALITY PHARMA GROUP PO ZGJERON EKIPIN NË KOSOVË**

MEDICAL SALES REPRESENTATIVE

📍
**Kosovë | Full-Time**

**Quality Pharma Group**
, kompani e fokusuar në distribucionin dhe zhvillimin e brendeve ndërkombëtare në sektorin farmaceutik dhe të kujdesit shëndetësor, kërkon të zgjerojë ekipin në Kosovë me një:

**MEDICAL SALES REPRESENTATIVE**

**Kërkojmë një profesionist/e energjik/e, ambicioz/e dhe të orientuar drejt rezultateve, që do të ketë në fokus zhvillimin e marrëdhënieve me mjekë, specialistë, klinika dhe profesionistë të kujdesit shëndetësor**
, si dhe promovimin profesional të portofolit të produkteve të kompanisë.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE

• Vizita të planifikuara dhe të rregullta te mjekët, specialistët dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor.

• Prezantimi profesional dhe shkencor i produkteve dhe përfitimeve të tyre.

• Ndërtimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve afatgjata me mjekë, klinika dhe partnerë profesionalë.

• Identifikimi dhe zhvillimi i mjekëve dhe partnerëve të rinj potencialë në territorin e Kosovës.

• Organizimi dhe menaxhimi i planit ditor dhe mujor të vizitave.

• Bashkëpunimi i ngushtë me ekipin e shitjeve për të siguruar disponueshmërinë dhe prezencën e produkteve në farmaci.

• Monitorimi i tregut, konkurrencës dhe feedback-ut nga profesionistët shëndetësorë.

• Pjesëmarrja në trajnime, prezantime, konferenca dhe aktivitete profesionale të kompanisë.

• Përmbushja e objektivave mujore dhe vjetore të përcaktuara për territorin.

PROFILI QË KËRKOJMË

✓ Preferohet diplomë në
**Farmaci, Mjekësi, Infermieri, Biologji, Shkenca të Jetës**
ose fusha të ngjashme.

✓ Eksperienca si
**Medical Representative / Medical Sales Representative**
përbën avantazh të rëndësishëm.

✓ Njohja e tregut farmaceutik dhe e rrjetit të mjekëve në Kosovë përbën avantazh.

✓ Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe negocimi.

✓ Aftësi për të krijuar dhe ruajtur marrëdhënie profesionale afatgjata.

✓ Organizim, përgjegjshmëri dhe orientim të fortë drejt rezultateve.

✓ Gatishmëri për punë në terren dhe udhëtime brenda Kosovës.

✓ Patentë drejtimi – Kategoria B.

✓ Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.

⭐ ÇFARË OFRON QUALITY PHARMA GROUP

Ne besojmë se performanca dhe profesionalizmi duhet të shpërblehen. Për këtë arsye ofrojmë një
**paketë shumë konkurruese financiare dhe kushte shumë të mira pune**
:

•
**Pagë bazë shumë konkurruese.**

**• Sistem tërheqës bonusesh**
, të lidhura me performancën dhe arritjen e objektivave.

•
**Mundësi për të ardhura shumë të mira për kandidatët me performancë të lartë.**

**• Automjet kompanie**
për realizimin e aktivitetit në terren.

•
**Karburant dhe shpenzimet e punës në terren të mbuluara nga kompania.**

**• Telefon dhe mjetet e nevojshme të punës.**

**• Trajnime profesionale dhe të vazhdueshme mbi produktet dhe teknikat e Medical Sales.**

**• Mbështetje të vazhdueshme nga ekipet e Sales & Marketing**
.

• Mundësi për të punuar me
**brende ndërkombëtare**
, përfshirë
**Pharmasept**
dhe
**Olonea**
.

• Ambient pune profesional, pozitiv dhe dinamik.

• Mundësi reale për
**rritje profesionale, avancim në karrierë dhe rritje të të ardhurave në bazë të performancës**
.

• Mundësi për të qenë pjesë aktive e zhvillimit dhe zgjerimit të
**Quality Pharma Group në Kosovë**
.

📩 APLIKO TANI

Nëse je ambicioz/e, të pëlqen puna me profesionistët e shëndetësisë dhe kërkon një kompani që
**vlerëson dhe shpërblen performancën**
, dëshirojmë të të njohim.

Dërgo CV-në tënde duke specifikuar pozicionin:

**“Medical Sales Representative – Kosovo”**

**QUALITY PHARMA GROUP**

- *Building brands. Developing partnerships. Growing together.*