Duke ngarkuar...

Specialist Senior, Njësia e Retail NJKT (Njih Klientin Tënd)

OTP Bank Albania

/job-details/10865

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
**Pozicioni:         Specialist Senior, Nj**
ë
**sia e Retail NJKT (Njih Klientin T**
ë
**nd)**

**Divizioni:**
        
**Retail**

**Objektivat kryesorë:**

· Vigjilence dhe vleresim i zgjeruar për klientët me rrezik të lartë, duke përfshirë segmentin e klienteve Individe dhe MSE (Sipërmarrjet e Vogla dhe të Mesme);

·  Sigurimi i cilësisë se te dhenave te Klienteve dhe zbatimi i politikave kundër pastrimit të parave (AML) në dokumentet e brendshme të bankave;

·  Integrimi i teknologjisë dhe analizës së të dhënave për të thjeshtuar proceset NJKT (Njih Klientin Tënd);

·  Trajnimi dhe mbështetja e skuadrave që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me klientët.

**Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:**

· Siguron që të gjitha kërkesat për AML dhe raportim të zbatohen siç duhet brenda sektorit të Retail dhe Rrjetit të Degëve (sistemet e nevojshme, rregullat e brendshme, procedurat dhe udhëzimet);

· Siguron zbatimin e përditësimit të të dhënave të klientëve, përfshirë rishikimet periodike të klientëve Retail sipas profilit të tyre të rrezikut dhe përditësime ad hoc;

·  Siguron kontrollin e cilësisë (portofolin dhe dosjet e klientëve të zgjedhur) në përputhje me standardet e qarta të përcaktuara të cilësisë së të dhënave. Përgjegjës për dhënien e opinionit dhe vlerësimin e dosjeve të klientëve për segmentet e klienteve Individe dhe MSE (Sipërmarrjet e Vogla dhe të Mesme);

· Pergjegjes per te kryer kontrolle cilësie mbi të dhënat e ruajtura (nivel portofoli) dhe mbi dosjet e zgjedhura të klientëve;

·  Pergjegjes per te kryer monitorimin NJKT (rishikime periodike) për klientët Individe dhe MSE sipas profilit të tyre të rrezikut;

· Ekzekuton dhe përmirëson procesin e mbledhjes së të dhënave përmes automatizimit kur është e mundur. Kontribuon në mirëmbajtjen e validimit të fushave të të dhënave fundore për të garantuar cilësinë e të dhënave, në bashkëpunim me departamentet e menaxhimit të segmentve ne Retail (Individe & MSE) dhe strukturat e IT-se;

· Bashkëpunon  ngushtë me strukturat AML, menaxhimin e segmentit Retail dhe struktura të tjera të lidhura;

·  Trajnon dhe mbështet degët lidhur me proceset e NJKT;

· Siguron  marrëdhëniet dhe raportimin e rregullt ndaj strukturave NJKT në OTP HQ për çështje të ndryshme të lidhura me temat e NJKT.

**Kualifikimi i kërkuar:**

- Diplomë universiteti në Ekonomi (Financë, Kontabilitet, Administrim Biznesi, Ekonomiks, Bankë) ose diploma të tjera të ngjashme;
- Minimum 2 vite përvojë në fushën e AML dhe proceset NJKT;
- Njohuri për proceset bankare dhe ligjet/regulloret e zbatueshme ne fushen e AML-se;
- Aftesi të mira komunikimi dhe prezantim i qarte i ideve dhe mesazheve kundrejt të tjerëve;
- Të menduarit kritik dhe aftësi analitike;
- I/e afte të punojë në grup;
- I/e vetë-motivuar, i/e mirë organizuar, sistematik/e dhe diskret/e;
- Njohje shumë e mirë e programeve kompjuterike, të aftë për të përgatitur prezantime, përdorim mjaft i mire i excel);
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, njohja e gjuhëve të tjera konsiderohet një plus.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar në adresën e email-it recruitment@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët që do shortlistohen do të kontaktohen.

Afati i fundit i aplikimeve është
**9 tetor 2026.**