Duke ngarkuar...

Graphic Designer

inda official

/job-details/10803

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
Prej më shumë se 26 vitesh, INDA tregton një gamë të gjerë makinerish dhe pajisjesh profesionale për bujqësi, kopshtari, blegtori, enologji, industri, ndërtim dhe vegla dore, si dhe operon me sukses në tregun shqiptar me linjën e saj të prodhimit të skelerisë.

INDA bashkëpunon me marka të njohura ndërkombëtare dhe ofron zgjidhje profesionale për klientë në sektorë të ndryshëm, duke ndërtuar marrëdhënie afatgjata me partnerët dhe klientët e saj.

**GRAPHIC DESIGNER**

Përshkrimi i pozicionit

Kërkojmë një
Graphic Designer kreativ dhe të motivuar
**,**
i cili do të jetë përgjegjës për krijimin dhe zhvillimin e materialeve grafike për rrjetet sociale, fushatat e marketingut, materialet promocionale dhe kanalet e komunikimit të kompanisë.

Kandidati duhet të ketë aftësi për të konceptuar dhe realizuar materiale vizuale nga ideja fillestare deri në produktin final, duke respektuar identitetin vizual dhe standardet e brandit.

Detyrat dhe përgjegjësitë

• Krijimi i materialeve grafike për Facebook, Instagram dhe kanale të tjera digjitale

• Dizajnimi i materialeve promocionale për fushata, oferta dhe aktivitete marketingu

• Krijimi i katalogëve, broshurave, flyer-ave, posterave, banerëve dhe materialeve të tjera të printuara

• Përgatitja e materialeve vizuale për produkte dhe kategori të ndryshme

• Krijimi dhe përshtatja e dizajneve sipas formateve të ndryshme për digital dhe print

• Përpunimi i fotove të produkteve

• Krijimi i elementeve grafike, ikonave, ilustrimeve dhe materialeve vizuale sipas nevojave të kompanisë

• Respektimi dhe zhvillimi i identitetit vizual të brandit në të gjitha materialet e komunikimit

• Organizimi dhe menaxhimi i skedarëve grafikë dhe materialeve të dizajnit

• Bashkëpunimi me ekipin e marketingut për zhvillimin e ideve dhe realizimin e fushatave

• Përgatitja e materialeve finale për publikim online dhe për prodhim në print

• Ndjekja e trendeve të dizajnit dhe sjellja e ideve të reja kreative në komunikimin vizual të kompanisë

Kualifikimet

• Eksperiencë në Graphic Design dhe krijimin e materialeve vizuale për marketing

• Njohuri të avancuara në Adobe Photoshop, Illustrator dhe InDesign

• Njohuri në programe të tjera të dizajnit grafik përbëjnë avantazh

• Aftësi në përgatitjen e materialeve për digital dhe print

• Njohuri mbi tipografinë, kompozimin, ngjyrat dhe hierarkinë vizuale

• Aftësi për të punuar dhe ruajtur konsistencën e një identiteti vizual

• Kreativitet, sens estetik dhe vëmendje ndaj detajeve

• Aftësi për të zhvilluar ide kreative dhe për t'i kthyer ato në materiale konkrete

• Aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht dhe për të respektuar afatet

• Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipin e marketingut

- Njohuri në përpunimin dhe editimin e videove përbëjnë avantazh

Si të aplikoni

Nëse jeni të interesuar për këtë pozicion, ju lutemi aplikoni duke dërguar
CV-në dhe portfolin tuaj
**.**

📩
**info@inda.al**

- Në subjektin e email-it specifikoni: Aplikim – Graphic Designer