Duke ngarkuar...

Financier ne Zyren Nacionale

SOS Children's Villages Albania

/job-details/10778

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 1 dite me pare
**POZICION VAKANT**

***Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të tyre.***

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall konkurimin për një vend të lirë në pozicionin
***Financier!***

***Lokacioni: Tirane***

**Roli i pozicionit:**

Përgjegjës për administrimin financiar të Departamentit të Mbledhjes së Fondeve si dhe Projektit Shkodër, duke siguruar kontrollin e të ardhurave dhe shpenzimeve, administrimin e skemave të kompensimit (përfshirë bonuset e stafit fundraising) dhe funksionimin e rregullt të proceseve financiare.

Pozicioni garanton përputhshmërinë me legjislacionin shqiptar dhe politikat e organizatës, si dhe mbështet menaxhmentin përmes raportimit dhe analizës financiare.

***Kriteret e Kerkuara*
:**

ü 
Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi;

ü 
Minimumi 3 vite pervoje pune si Financier;

ü 
Eksperiencë në buxhetim, raportim, analiza financiare dhe procedura prokurimi;

ü 
Njohuri shume të mira të legjislacionit financiar dhe standardeve të kontabilitetit;

ü 
Eksperiencë pune në përgatitjen e deklaratave tatimore / pagave dhe administrimin e benefiteve të punonjësve;

ü 
Eksperience me skema bonuse dhe incentivimi eshte shume e preferuar.

ü 
Aftësi shumë të mira analitike dhe organizative;

ü 
Njohuri shume të mira të sistemeve financiare dhe kompjuterike;

ü 
Aftësi shume te mira komunikuese me shkrim dhe me goje;

ü 
Njohuri shume te mira te gjuhes angleze;

ü 
Pervoje ne aktivitetet financiare te fundraising ose marketingut konsiderohet avantazh;

ü 
Integritet i lartë profesional, etikë e fortë në punë dhe aftësi për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit financiar.

***Përgjegjësitë kryesore*
:**

**Aktiviteti financiar i Fundraising**

ü 

Menaxhon dhe monitoron performancën financiare të aktiviteteve të mbledhjes së fondeve;

ü 

Planifikon dhe ndjek buxhetet, si dhe analizon koston dhe efektivitetin e fushatave;

ü 

Administron skemat e kompensimit dhe bonuset për stafin e fundraising;

ü 

Bashkëpunon me ekipet përkatëse për planifikim dhe vendimmarrje financiare.

**Aktiviteti i Programit Shkodër**

ü 

Siguron planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e buxhetit të projektit;

ü 

Menaxhon rrjedhën e parasë, pagesat dhe detyrimet financiare;

ü 

Përgatit raportime financiare dhe analiza për menaxhmentin;

ü 

Mbështet proceset e prokurimit dhe administrimin e burimeve.

**Aktiviteti financiar dhe përputhshmëria**

ü 

Siguron integritetin e regjistrimeve kontabël dhe dokumentacionit financiar;

ü 

Garanton përputhshmëri me politikat e organizatës dhe legjislacionin në fuqi;

ü 

Mbështet auditimet dhe forcon kontrollin e brendshëm.

 

**Ne kuader te Politikave të Mbrojtjes**

*SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është e përkushtuar në respektimin dhe promovimin e vlerave, bindjeve dhe standardeve të larta etike në të gjitha nivelet. Ne presim që të gjithë punonjësit të respektojnë këto standarde dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi pune të sigurt dhe përgjegjshëm. Si pjesë e procesit të rekrutimit, do të kryhen verifikime të referencave për të siguruar përputhshmërinë me këto pritshmëri. Kjo nismë synon të parandalojë aplikimet nga kandidatë të papërshtatshëm.*

·        
*Ka përgjegjësinë të mbrojë fëmijët nga të gjitha format e abuzimit, braktisjes, manipulimit, dhunës dhe diskriminimit.*

·        
*Ka detyrimin të raportojë menjëherë, pa vonesë, çdo dyshim, shqetësim, akuzë ose incident që lidhet me sigurinë e fëmijëve.*

·        
*Siguron konfidencialitetin dhe shpërndarjen e informacionit vetëm sipas nevojës.*

·        
*Pritet të promovojë dhe mbështesë një kulturë respekti, dinjiteti, besimi dhe llogaridhënieje që parandalon shkeljet, në përputhje me dokumentin PSHEA.*

·        
*Siguron përdorimin e përgjegjshëm dhe mbrojtjen e aseteve organizative, në përputhje me Udhëzimet kundër Mashtrimit dhe Korrupsionit dhe Rregulloret Financiare të SOS Fshatrat e Fëmijëve.*

**Paraqitja e dokumentave:**

**Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës
15.10.2026**
në adresën hr@soskd.org.al dokumentat e mëposhtme:

-         
CV

-         
Leter interesi

-         
Reference

 

*Shënim: Vetëm aplikantët e përzgjedhur, do të kontaktohen për intervistë.*